Izetbegoviq i drejtohet Vuçiqit: Kosova dhe Republika Serbe nuk mund të krahasohen, ju kryet gjenocid në Kosovë

Kryetari i Partisë kryesore boshnjake të Bosnje-Hercegovinës, Partia e Veprimit Demokratik (SDA), Bakir Izetbegoviq ka reaguar ndaj deklaratave të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, i cili kishte tërhequr një paralele mes Kosovës dhe Republikës Serbe të Bosnje-Hercegovinës. Izetbegoviq ka pohuar se pavarësia e Kosovës nuk ka asnjë ngjashmëri me statusin e Republikës Serbe, ashtu siç pohoi në Parlamentin serb, presidenti Vuçiq. “Kosova ishte pjesë e federatës së Jugosllavisë gjersa Republika Serbe është vetëm një entitet brenda Bosnjë dhe Hercegovinës”, tha Izetbegoviq përpara seancës së Bordit Kryesor të SDA-s, i cili po…

Lexo më shumë

Mohuesi i Masakrës së Srebrenicës në pullën postare të Turqisë, nxiten reagime të ashpra

Nënkryetari i Stambollit Mustafa Yeneroglu ka reaguar pasi Posta Turke  ka printuar në njërën nga pullat postare portretin e Millorad Dodikut mohuesit të Masakres së Srebrenicës. Yeneroglu ka kërkuar nga Posta Turke që të kërkojë falje për këtë gabim dhe ta përmirësojë atë. “Ftoj zyrtarët e Postës Turke që të kërkojnë falje ndaj vëllezërve tanë boshnjakë  të cilët kanë bërë gabim duke printuar portretin e Milorad Dodikut presidentin e Këshillit Presidencial të Bosnjë e Hercegovinës i cili mohon Masakrën e Srebrenicës, në një pullë postare përkujtimore dhe ta përmirësojnë këtë…

Lexo më shumë

KAMBERI-VUÇIQIT: TREGOJU SERBËVE SE KENI PRE FËMIJË NË KOSOVË, DO TË NDIHESH MË I LEHTËSUAR/VIDEO

Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi i ka thënë presidentit serb Aleksander Vuçiq se duhet të distancohet nga politika e Millosheviqit ku ka shërbyer si ministër i atij regjimi. Presidenti serb, Aleksander Vuçiq sot ka raportuar para deputetëve serbë mbi takimin e fundit që ka pasur në Bruksel me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. ” Ju, zotri president, jeni distancuar nga Vuk Jeremiqi i cili çështjen mbi legalitetin e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës e ka dërguar në GJND. Me qëllim të dhënies së kontributit në dialog duhet…

Lexo më shumë

Me 23 qershor anulohet taksa rrugore në mes Kosovës dhe Malit të Zi

Në margjina të Samitit WB6 në Vjenë u takuan kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe nënkryetari i qeverisë së MZ dr Dritan Abazoviq. Ky ishte takimi i parë i dy liderëve pas ndryshimeve që janë bërë në dy shtetet e Balkanit. Dy palët janë dakorduar që të zhvillojnë politikë të mirëfilltë rajonale dhe si një hap i mirë informuan se do të eliminohet taksa për sigurimin e automjeteve për hyrjen në të dy shtetet përkatëse. Marrëveshja do të nenshkruhet me 23.06.te enjten në hotel Hilton në Podgoricë ndërmjet përfaqësuesve kosovarë…

Lexo më shumë