Mali i Zi dhuron vaksina antiCOVID-19 për Forcën e Sigurisë së Kosovës

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka bërë të ditur se ka pranuar donacion me vaksina antiCOVID-19 nga Ministria e Mbrojtjes së Malit të Zi. Mehaj në një postim në rrjetin social Facebook shkruan se ky donacion dhe aktivitetet tjera bilaterale janë fryt i bashkëpunimit të ngushtë që kemi realizuar gjatë kësaj periudhe me homologen time malazeze, ministren Injac. Lexoni të plotë postimin: Sot pata kënaqësinë të pranoj donacionin e vaksinave anti COVID-19 nga Ministria e Mbrojtjes së Malit të Zi, donacion ky shumë të vlefshëm jo për nga vlera financiare…

Lexo më shumë

Kosova me padi ndaj Malit të Zi, kërkohet kthimi i pronës në Budvë që ishte blerë 6 dekada më parë

Ministria e Drejtësisë së Kosovës ka paditur Komunën e Budvës dhe kompaninë “Sunraf Beach Properties”, duke kërkuar kthimin e rreth 4,500 metrave katror pronë në shëtitoren Rafailoviq, e cila dikur ishte një vendpushim për fëmijë. Në këtë padi pretendohet kjo parcelë dikur e quajtur “Ganimete Tërbeshi” ishte blerë gjashtë dekada më parë nga ana e Kosovës. Sipas medias malazeze Vijesti, kjo padi që kërkon të drejtën pronësore është paraqitur në Gjykatën Themelore të Kotorrit. MD-ja ka kërkuar nga Gjykata e Kotorrit të lëshojë masën e përkohshme që ndalon tjetërsimin e pronë…

Lexo më shumë

Nuk e lejuan të ankorojë jahtin në Ulqin, revoltohet Emine Çunmulaj

Si çdo vit, Emine Çunmulaj dhe familja e saj kanë nisur pushimet verore me jaht, me të cilin udhëtojnë në vende të ndryshme bregdetare në Mal të Zi. Por, modelja shqiptare ka mësuar se jahti me të cilin po udhëtojnë nuk lejohet të kalojë në Ulqin dhe kjo e ka nervozuar shumë. Nëpërmjet disa postimeve në Instastory, Emina thekson se ky është një diskriminim që i bëhet Ulqinit, ku jetojnë shumë shqiptarë, duke penguar mundësinë e shfrytëzimit të vijës së tij bregdetare për t’u zhvilluar më shumë. “A e keni…

Lexo më shumë

Abazoviq i përgjigjet Beogradit për “Srebrenicën”: Mali i Zi është shtet i pavarur, vendos vetë për fatin e tij

Partia pro ruse, Fronti Demokratik, vuri në dukje se shumica aktuale parlamentare në Mal të Zi nuk ekziston më, duke paralajmëruar bojkotimin e parlamentit dhe krizën qeveritare në vend që mund të çojë edhe në zgjedhje të parakohshme. Përfaqësuesit e kësaj partie theksuan se “votimi për rezolutën e Srebrenicës, e cila nuk u votua as nga Parlamenti i Bosnje-Hercegovinës, është në dëm të popullit serb dhe republikës serbe”. Edhe autoritetet e Beogradit reaguan ashpër ndaj vendimeve të ndërmarra në parlamentin e Malit të Zi. Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq iu…

Lexo më shumë

Shqipëri – Me mijëra forca policie shtesë për të garantuar sigurinë e pushuesve

Mbi 1500 punonjës policie do të angazhohen në Shqipëri këtë sezon veror, për të garantuar rendin dhe sigurinë për pushuesit vendas dhe ata të huaj. Efektivët që kanë dalë në gatishmëri dhe në terren janë të sektorëve të ndryshëm, si ai i Rendit, për Krimet, nga Policia Rrugore, Ndërhyrjes së Shpejtë dhe të Kufirit e Migracionit. Ndërsa në dispozicion të tyre do të vendosen 150 mjete të ndryshme, si furgonë, motoçikleta, biçikleta dhe mjete lundruese. Grupet e policisë, të ndarë nga 2-3 persona do të patrullojnë në të gjithë vijën…

Lexo më shumë