Parlamenti i Malit të Zi miratoi të enjten (17.06.) me një shumicë prej dy të tretash rezolutën që njeh dhe dënon gjenocidin në Srebrenicë në vitin 1995, në të cilën u vranë më shumë se 8.000 boshnjakë. Përmes kësaj rezolute, e cila edhe ndalon mohimin publik të ekzistencës ose relativizimin e këtij gjenocidi, 11 korriku shpallet gjithashtu dita e përkujtimit të viktimave të Srebrenicës. Për miratimin e rezolutës, të cilën e kërkoi opozita, votuan 55 deputetë, 40 nga opozita por edhe 15 nga maxhoranca, kundër ishin 19 nga Fronti Demokratik…
Lexo më shumëCategory: Uncategorized
Le Monde Diplomatique (1989) / Reagimi i shkrimtarit të madh shqiptar Ismail Kadare ndaj shkrimtarit dhe politikanit serb Vuk Drashkoviç mbi origjinën e shqiptarëve
“Le Monde Diplomatique” ka botuar, në tetor të 1989, reagimin e shkrimtarit të madh shqiptar Ismail Kadare ndaj shkrimtarit dhe politikanit serb Vuk Drashkoviç mbi origjinën e shqiptarëve, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar: Origjina e shqiptarëve Shkrimtari i madh shqiptar Ismail Kadare jep disa detaje mbi origjinën e shqiptarëve pasi lexoi artikullin e z. Vuk Drashkoviç mbi “marrëdhëniet serbo-shqiptare”, i cili u botua në numrin tonë të prillit të kaluar:Foto galeri Unë thjesht dua të ndalem në këtë fragment…
Lexo më shumëSerbët “pushtojnë” Shqipërinë
Shqipëri Kjo fundjavë në pikën e kalimit kufitar të Morinës ka nisur me fluks të lartë mjetesh nga Kosova drejt Shqipërisë. Bregdeti shqiptar tashmë mbetet destinacioni kryesor i kosovarëve që kanë nisur edhe pushimet sezonale. Kjo për shkak të turizmit “patriotik” leverdisë ekonomike dhe qetësisë që ofron bregdeti shqiptar pavarësisht se pushuesit nga Kosova thonë se ka vend edhe përmirësime. Por, bregdeti shqiptar duket se edhe këtë sezon ashtu si vitin e kaluar po bëhet gjithnjë më i preferuar edhe nga qytetarët e Maqedonisë së Veriut dhe Serbia. Bratislavi shtetas…
Lexo më shumëRasti i vdekjes së oficerit Elezoviq –A akoma nuk dihen as arsyet ?
Prokuroria e Lartë e Shtetit në Podgoricë nuk ka marrë ende një raport zyrtar të autopsisë lidhur me shkakun e vërtetë të vdekjes së oficerit të policisë Rudolf Elezoviq, trupi i pajetë i të cilit u gjet në orët e vona të mbrëmjes së 8 qershorit, në lumin Buna në afërsi të fshatit Shëngjergj. Familja raportoi zhdukjen e tij më 27 maj, dhe pas disa ditësh kërkimi, oficerët nga sektori i policisë kufitare gjetën trupin e tij në lum. Zëdhënsja e Prokurorisë së Lartë të Shtetit në Podgoricë, Lepa Medenica,…
Lexo më shumëKrizë në Mal të Zi – partneri i koalicionit largohet nga qeveria, Krivokapiq humb shumicën parlamentare
Një nga udhëheqësit e Frontit Demokratik, Andrija Mandiq pohoi se shumica aktuale parlamentare në Mal të Zi nuk ekziston më dhe se jemi në situatën e para 31 gushtit sepse, sipas tij, Krivokapiq, Beçiq dhe Abazoviq janë duke bërë marrëveshje me DPS-në e Milo Gjukanoviqit. Një stuhi e re në skenën politike malazeze u shkaktua nga votimi në Parlament për Rezolutën e gjenocidit serb në Srebrenicë, raporton vijesti.me. 55 deputetë votuan për rezolutën që dënon gjenocidin në Srebrenicë, 19 ishin kundër, shtatë abstenuan. Deputetët e partisë së kryeministrit Zdravko Krivokapiq, DPS…
Lexo më shumë