Kosova do të jetë në mesin e tri shteteve të para që do pranojë nga SHBA’ja kontigjente vaksinash të dhuruara për imunizimin ndaj koronavirusit. Përzgjedhja e shteteve është bërë në bazë të miqësisë dhe prioritetit. Një gjë e tillë është bërë e ditur nga Ambasada e SHBA’së në Gjeorgji nëpërmjet një komunikate, derisa ka thënë se shteti respektiv, Kosova dhe Ukraina do jenë tri shtetet e para që do marrin vaksinat. “Këtë javë Presidenti Biden njoftoi se Shtetet e Bashkuara do të ndajë vaksinat COVID-19, Gjeorgjisë Ukarinës dhe Kosovës .…
Lexo më shumëCategory: Uncategorized
Shtëpia e Bardhë në aksion: Do t’i fusim në listë të zezë të gjithë zyrtarët në Ballkan që nuk i respektojnë këto marrëveshje ndërkombëtare
Shtëpia e Bardhë përmes një komunikate ka thënë se do t’i fusë në listën e zezë të gjithë zyrtarët e Ballkanit që nuk i respektojnë marrëveshjet e cekura në komunikatë. Sipas presidentit të SHBA’së, Joe Biden, ka thënë se do t’u pamundësohet hyrja në Amerikë atyre që kontribuojnë në destabilizimin e rajonit. E zyrtarët që duan të mbetën miq të SHBA’ve duhet patjetër t’i respektojnë Marrëveshjen e Ohrit (2001), Rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, Marrëveshjet e Dejtonit; ose Konkluzionet e Këshillit të Konferencës për Zbatimin e…
Lexo më shumëQeveria ka planifikuar 2,5 milionë euro për mbajtjen e regjistrimit të popullsisë në MZ
Qeveria e Malit të Zi me propozim buxhetin për këtë vit ka planifikuar rreth 2 milionë e 500 mijë euro për mbajtjen e regjistrimit të popullsisë, kurse nga pushteti ekzekutiv edhe më tej nuk kanë bërë me dije nëse regjistrimi do të organizohet këtë vit. Qeveria u ka dhënë rekomandime njësive të vetëqeverisjes lokale që në bashkëpunim me Drejtorinë e pronës shtetërore dhe kadastrën t’i fusin të dhënat për nevojat e regjistrit të numrave të shtëpive, rrugëve dhe shesheve – gjendjes së adresave, më së voni deri më 1 korrik…
Lexo më shumëNga sot kufijtë e Malit të Zi hapen pa kushte edhe për disa shtete
Nga sot kufijtë e Malit të Zi hapen pa kushte për shtetasit e Zvicrës dhe Moldavisë. Qysh më parë, pa dëshmi vaksinimi, apo të njërit nga testet në koronavirus, në Mal të Zi mund të hyjnë shtetasit e Serbisë, Kroacisë, Bosnje Hercegovinës, Kosovës, Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut, Rusisë, Ukrainës, Bjellorusisë, të të gjithë vendeve anëtare të Bashkimit Evropian dhe të Izraelit, kanë bërë me dije nga Ministria e Shëndetësisë. Ata kanë rikujtuar se me masat e fundit janë liberalizuar një sërë kushtesh, në të cilat mbahen manifestimet e ndryshme./Rtcg
Lexo më shumëHelikopteri i ushtrisë shqiptare shpëton 2 turistët polakë në Theth
Policia shqiptare i ka ardhur në ndihmë dy turistëve polakë, të cilët kishin mbetur të bllokuar në zonën e Thethit që prej ditës së shtunës. Policia ka bërë të ditur se mbrëmjen e djeshme ka marrë njoftim se në fshatin Theth, dy turistë nga Polonia kishin humbur rrugën duke eksploruar territorin nga Valbona në drejtim të Thethit. Gjatë rrugës 35-vjeçarja nga Polonia kishte rrëshkitur në një zonë të thepisur dhe për pasojë ka pësuar dëmtime fizike duke bërë të pamundur vijimin e udhëtimit në zbritje për në Theth. Shërbimet e…
Lexo më shumë