Këshilli i Marrëdhënieve Shqiptaro-Amerikane dhe Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë: Deklaratë e përbashkët për shtyp

Thirrje për krijim të shpejtë të institucioneve dhe partneritet strategjik SHBA-Kosovë Nju Jork, 19 prill 2025 – Këshilli i Marrëdhënieve Shqiptaro-Amerikane (AARC) dhe Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë shprehin shqetësimin e tyre të thellë lidhur me vonesat e vazhdueshme në konstituimin e Kuvendit dhe formimin e një qeverie të re pas zgjedhjeve të 9 shkurtit. Në reagimin e tyte thuhet se në një kohë kur Kosova përballet me sfida dhe mundësi kritike – si brenda ashtu edhe jashtë vendit – një stagnim i tillë institucional minon stabilitetin demokratik, zhvillimin ekonomik…

Lexo më shumë

Mbi dilemat e Ulqinit: Një autoktoni në shitje për iluzionin e zhvillimit ekonomik

Sot shqiptarët në Mal të Zi gjenden përballë një padrejtësie epistemike dhe shkeljes më të paprecedentë të së drejtës së tokës së popujve autoktonë, së drejtës së pjesëmarrjes efektive në çështjet që i prekin ata dhe të drejtave fundamentale dhe të panegociueshme civile dhe politike të njeriut “Kur misionarët mbërritën në Afrikë, afrikanët e kishin tokën kurse misionarët Biblën. Ata na mësuan se si të luteshim me sy mbyllur. Kur hapëm sytë, ata e kishin tokën, kurse ne Biblën”. – Jomo Kenyatta.Si një ndër aktivistët më të njohur antikolonialistë, Jomo…

Lexo më shumë

Beteja për shpirtin e Ulqinit

Nga Edon Alibegu Për shekuj me radhë, Ulqini ka qëndruar si një bastion i identitetit shqiptar — një qytet që ka përballuar perandori, ka mbijetuar luftëra, ka mirëpritur të zhvendosurit dhe ka mbrojtur popullin e vet nga vuajtja dhe zhdukja. Nga muret e lashta të Kalasë deri tek bregdeti i artë i Plazhit të Madh, Ulqini nuk ka qenë kurrë thjesht një vend. Ka qenë kujtesë. Ka qenë kuptim. Ka qenë atdhe. Por sot, Ulqini ndodhet sërish nën rrethim — jo nga ushtri pushtuese apo kolaps politik, por nga marrëveshje…

Lexo më shumë

80-vjetori i Masakrës së Tivarit(1945-2025) VENDI I KRIMIT ENDE PA SIMBOLIN E KUJTESËS

Në vendet më traditë demokratike me rastin e datave jubilare qeveritë përkatëse formojnë komisione të veçanta për shënimin e ngjarjeve historike. Pikërisht diçka e tillë është pritur të ndodhë me rastin e 80-vjetorit të Masakrës së Tivarit(1 prill 1945), por mungoi angazhimi konkret si nga Kosova dhe Shqipëria, sepse ka qenë e udhës që qeveritë jo veç e veç por së bashku të shënojnë këtë jubile, por siç duket në mungesë të koordinimit dhe të agjendave tjera qeveritare, ky jubile mbeti në heshtje, që nuk mund të arsyetohet, sepse ngjarjet e tilla janë obligim i institucionëve shtetërore  Nail…

Lexo më shumë

Nimanbegu kërkon takim urgjent me Mandiq: Ulqini duhet të dëgjohet para shqyrtimit të marrëveshjes në Kuvend

Ulqin, 16 prill 2025 – Kryetari i Komunës së Ulqinit, Genci Nimanbegu, i është drejtuar me një kërkesë zyrtare Kryetarit të Kuvendit të Malit të Zi, Andrija Mandiq, për organizimin e një takimi urgjent me delegacionin e Komunës së Ulqinit. Kërkesa vjen një ditë para se të mbahet seanca e tretë e Sesionit të Rregullt pranveror të Kuvendit, e parashikuar për datën 17 prill 2025. Në letrën drejtuar Mandiqit, Nimanbegu thekson se iniciativa e Kryeministrit për të përfshirë në rend dite propozimin për marrëveshjen ndërmjet Malit të Zi dhe Emirateve të…

Lexo më shumë