Kurti takim me Merkel: Dialogu të përfundojë me njohje reciproke Kosovë-Serbi

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel gjatë një takimi sot virtual janë pajtuar që dialogun me Serbinë duhet të përfundojë me njohje reciproke. Në një postim në Facebook, kreu i qeverisë kosovare ka thënë se dialogu me Serbinë duhet të jetë i drejtë dhe i ndërtuar mbi mirëbesim dhe se pavarësia e Kosovës nuk mund të jetë temë e bisedimeve. Kurti po ashtu ka thënë se Kosova i ka përmbushur kriteret për liberalizim dhe se ai ka marrë konfirmimin e kancelares Merkel për mbështetjen e…

Lexo më shumë

Nimanbegu : Vdekshmëria ishte më e lartë në spitale të dobëta, kurse trajtimi më i mirë në QKS (video)

Gjate séances se sotme në  Kuvendin e  Malit të Zi u shqyrtuan ndryshimet në Ligjin mbi mbrojtjen e popullsisë nga sëmundjet infektive, për të cilin diskutoi edhe deputeti Genci Nimanbegu. Ai fillimisht lavdëroj të gjithë punëtorët mjekësorë në Mal të Zi për punën që kanë bërë gjatë periudës së pandemisë, e gjithashtu lavdëroi edhe ministren  për bashkëpunimin e mirë që ka pasur me Shtëpinë e shëndetit në Ulqin dhe për mundësimin e mbajtjes së koncertit falenderues në Ulqin të organizuar nga artistët e rinj nga Ulqini. Sa I perket ligjit,…

Lexo më shumë

Padi penale kundër përfaqësuesve të ish qeverisë për ndihmën ndaj Montenegro Airlines

Ministria e Investimeve Kapitale po përgatit padi penale kundër personave përgjegjës nga ish-qeveria e Malit të Zi për pagesën e paligjshme si ndihmë shtetërore për kompaninë e falimentuar “Montenegro Airlines”, e cila i shkaktoi dëm shtetit mbi 50 milion euro, konfirmoi Ministri Mladen Bojaniq për ” Vijesti ”. Ditët e fundit, Agjencia për Mbrojtjen e Konkurrencës (AZZK) ka lëshuar dy vendime përfundimtare, njëri konstaton se 12.7 milion euro i janë paguar kësaj kompanie jashtë Ligjit për Ndihmën e Shtetit gjatë vitit 2018 dhe 2019, dhe tjetra që të gjitha ndihmat…

Lexo më shumë

Presidentja Osmani bisedë telefonike me presidentin Gjukanoviq, e fton atë ta vizitojë Kosovën

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin e Malit të Zi, Millo Gjukanoviq. Osmani ka thënë se në bisedë me presidentin Gjukanoviq kanë pasur një shkëmbim të shkëlqyeshëm të pikëpamjeve mbi nismat e bashkëpunimit dy palësh dhe rajonal. “Ne ramë dakord që e ardhmja e vendeve tona të jetë e ankoruar në integrimin Euro-Atlantik. Unë e ftova Presidentin Gjukanoviq të vizitojë Kosovën, në mënyrë që të mund të avancojmë më tej marrëdhëniet tona”, ka thënë Osmani përmes një postimi në Twitter. Për bisedën e zhvilluar,…

Lexo më shumë

Gazeta franceze më 1909: Sapo ka dalë në qarkullim revista “Diturija”, drejtor i së cilës është Mit’hat Frashëri, një nga përkrahësit më të flaktë të gjuhës shqipe

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 16 Maj 2021 “Journal de Salonique” ka botuar, të martën e 19 janarit 1909, në faqen n°2, një shkrim në lidhje me daljen në qarkullim të revistës “Diturija” e drejtuar asokohe nga Mit’hat Frashëri, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar : Diturija “Ky është emri i një reviste mujore të shquar, në gjuhën shqipe, botimi i së cilës sapo ka filluar. Drejtimi i kësaj reviste interesante i është besuar Mit’hat Beut, drejtorit të çështjeve politike. Sot, mund…

Lexo më shumë