Baza ajrore e NATO-s në Kuçovë, “alarmojnë” mediat e rajonit

“Pas Kosovës me bazën e Bondsteelit, edhe Shqipëria po kthehet në një fortesë të NATO-s në Ballkanin Perëndimor”, shkruan media greke greke “Pentapostagma.gr”. Ndërkohë që NATO-ja ka hyrë zyrtarisht në pjesën perëndimore të Ballkanit në një përpjekje për të bllokuar ndikimin rus, shkruajnë mediat e rajonit, teksa njoftojnë se ka filluar puna në bazën ajrore të Kuçovës, 64 kilometra në jug të Tiranës. “Kryeministri shqiptar Edi Rama ofron ‘tokë dhe ujë’ në SHBA për baza me mijëra ushtarë dhe sistemeve të armëve”, vijon “Pentapostagma.gr” në shkrimin e saj.

Lexo më shumë

Me fat Fitër Bajrami : Plava e Gucia Sot

Të gjithë vizitorëve dhe miqve  të faqes “Plava e Gucia Sot” të besimit islam urime te sinqerta per festen e Fitër Bajramit, me dëshirë që Zoti t’ua pranon agjërimin dhe sakrificat  ti shpërblen me të mira. Festa e Filtër Bajramit, festë e tolerancës, mirëkuptimit dhe besimit të plotë në Zot. Të mbizotërojë paqja për te gjithë popujt e Botes pa dallim feje apo race.  Me fat Fitër Bajrami.  Gëzuar!

Lexo më shumë

Nga e mërkura: S’KA MË ORË POLICORE DHE AS NDALIM TË KOMUNIKACIONIT NDËRQYTETOR GJATË FUNDJAVËS në MZ

Për shkak të trendit të mirë të situatës epidemiologjike në Mal të Zi, nga e mërkura më 12 maj deri të enjten më 20 maj do të vlejnë masat e reja, më liberale, njoftohet nga Ministria e Shëndetësisë. Siç thuhet, në territorin e Malit të Zi në tërësi ndërpritet ndalimi i lëvizjes i cili ishte nga mesnata deri në pesë të mëngjesit. Po ashtu, ndërpritet edhe ndalimi i komunikacionit ndërqytetor i cili ishte në fuqi gjatë fundjavës. Periudha e muzikës së gjallë në tarraca të objekteve hotelerike (lokale, restorante, etj.)…

Lexo më shumë

Hyn ne rend dite Propozimligji i deputetit Nimanbegu per Valdanosin(video)

Sot njëzërit deputetët në Kuvendin e Malit të Zi kanë përkrahur propozimin e deputetit Genci Nimanbegu për vendosjen ne rend të dites  Propozimligjin mbi kthimin e pronës në Valdanos, i cili u votua me 76 vota pro dhe asnje kundër. Deputeti Nimanbegu, si zakonisht, fjalimin e tij e hapi në gjuhën shqipe dhe pastaj u fokusua tek çështja dhe problematika e Gjirit të Valdanosit që nga marrja e tij e padrejtë. Më poshtë mund të lexoni fjalimin në tërësi: Mirdita të nderuara zonja dhe zotërinj, Unë propozoj që në rendin…

Lexo më shumë

Ministri i Mbrojtjes, Mehaj dhe ajo e Malit të Zi, Injac flasin për bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj sot përmes video-lidhjes bisedoi me homologen e tij, ministren e Mbrojtjes së Malit të Zi, Olivera Injac. Ministrja Injac e uroi ministrin Mehaj për detyrën duke shprehur vullnetin në zgjerimin e mëtejmë të bashkëpunimit bilateral në kuadër të Memorandumit të Mirëkuptimit në mes dy ministrive në fushat me interes të përbashkët, duke theksuar edhe procesin e menaxhimit të krizës së pandemisë COVID-19. Ndërkaq, ministri Mehaj theksoi rëndësinë e thellimit të bashkëpunimit në mes dy ministrive në interesin e përbashkët si dy vende fqinje dhe rajonit…

Lexo më shumë