Sot 22 vjet nga rënja heroike e dëshmorit Muharrem Smajl Vuthaj (18.2.1947 – 4.5.1999)

Njëri prej atyre që me vetëmohim ia dhuroi jetën lirisë së Kosovës, është edhe pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Muharrem Vuthaj.Te ky burrë ishte brumosur që herët vetëdija e militantizmit kombëtar, prandaj lindja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës do të gjejë te ai luftëtarin e gatshëm dhe ushtarin e përgatitur për ta sfiduar barbarinë serbe, e cila që prej një shekulli po bënte ligjin në Kosovë.

Lexo më shumë

Historia e Shqipërisë do të rishikohet, historianët dhe studiuesit vihen përballë fakteve të reja

Historia e Shqipërisë do të rishikohet, e do të përmbyllet me tre vëllime që do të nisin nga periudha e antikitetit deri në ditët e sotme. Fakte te reja kanë dalë në dritë, e për këtë lind nevoja që shumë teza të rishikohen, dhe ndonëse studiuesit dhe historianët kanë qëndrime të ndryshme për ngjarje të veçanta, sipas tyre në këto vëllime do të pasqyrohen të gjitha shtjellimet. “Jepen pikëpamjet alternative, jepen edhe pikëpamjet e autorit që është shkruesi i saj, duke i krahasuar pikëpamjet e veta me pikëpamjet e autorëve…

Lexo më shumë

Rreziku i tensioneve në Mal të Zi

Tensionet e muajve të fundit në Mal të Zi mund të jenë jashtëzakonisht të rrezikshme, ndërsa incidentet me motive politike dhe nacionaliste janë thellësisht shqetësuese, thotë Kurt Bassuener, nga organizata ndërkombëtare Këshilli për Politikën e Demokratizimit. Judy Dempsey, nga Qendra Carnegie Europe, thotë se tensionet dhe incidentet aktuale në Mal të Zi mund ta kthejnë këtë vend prapa në rrugën kah Bashkimi Evropian, gjë të cilën Rusia, “përmes strukturës qeverisëse në Mal të Zi, do ta shfrytëzojë”. Tensionet në Mal të Zi janë intensifikuar qysh nga koha e zgjedhjeve parlamentare…

Lexo më shumë

Nis ‘Defender Europe 2021’ në Durrës – stërvitja më e madhe ushtarake e NATO-s që prej Luftës së Dytë Botërore

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka folur nga Durrësi në nisjen e stërvitjes “Defender Europe 2021” të NATO-s. Rama thotë se kjo stërvitje është e veçantë pasi shënon një ngjitje të marrëdhënieve të Shqipërisë me SHBA-në dhe NATO-n. Ai garanton se Shqipëria pavarësisht se në forca numerike nuk i ofron shumë aleancës, qëndron besnikërisht krah tyre. “Kam bindjen se kjo stërvitje është shumë më tepër se sa një moment i rëndësishëm , i punës së përbashkët. Është pikë e rëndësishme në ngjitjen e mëtejshme të marrëdhënieve tona në pikën më…

Lexo më shumë

Në Mal të Zi arrijnë 200.000 doza të Sinofarm: Fillon vaksinimi masiv

Në Mal të Zi, ashtu edhe siç u njoftua ditë më parë, arriti  kontingjenti prej rreth 200.000 doza të vaksinës kineze Sinofarm. Vaksinat u prokuruan pas negociatave të drejtpërdrejta bilaterale midis qeverive të Malit të Zi dhe Republikës Popullore të Kinës. Në emër të Qeverisë së Malit të Zi në Aeroportin e Podgoricës, arritja e vaksinave Sinofarm u mirëprit nga Ministrja e Shëndetësisë Jelena Boroviniq Bojoviq , si dhe Liu Jin, Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Kinës në Malin e Zi. Duke shprehur kënaqësinë për arritjen e vaksinave, ministrja…

Lexo më shumë