Lugina do heqjen apo uljen e kërkesës prej 6,000 € për dokumentacion kosovar

Shqiptarët nga Presheva, Medvegja e Bujanovci po kërkojnë që të lehtësohen kriteret për t’u pajisur me dokumente të Kosovës. Ata thonë se duhet të hiqet kriteri i cili kërkon që aplikuesi për lejeqëndrim të ketë në llogari bankare 6 mijë euro, si mjete që shërbejnë për jetesë në Kosovë. Përfaqësuesit e këtyre qytetarëve kërkojnë që kjo shumë të ulet në 500 euro. E sot, Lëvizja Vatra dhe MPB-ja janë dakorduar për krijimin e një grupi punues për përmirësimin e këtij kriteri.

Lexo më shumë

MAZREKU: ENDE NUK ËSHTË HEQUR POLICA E SIGURIMIT ME MALIN E ZI

Sot ka qarkulluar lajmi se është hequr polica e sigurimit me Malin e Zi, për automjetet kosovare që udhëtojnë për Malin e Zi. Byroja Kosovare e Sigurimit (BKS), ka njoftuar se ende nuk është hequr polica e sigurimit me Malin e Zi, por është në fund të negociatave për arritjen e një marrëveshje për njohjen reciproke të policave të sigurimit mes dy vendeve. Postimi i plotë i drejtorit të BKS-së, Sami Mazreku Të dashur qytetarëSiç iu kam njoftuar edhe ditë më parë Byroja Kosovare e Sigurimit (BKS) është në fund…

Lexo më shumë

Kurti merr letër urimi nga kryeministri i Malit të Zi

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka pranuar letër urim nga kryeministri i Malit të Zi, Zdravko Krivokapiq. Sipas një njoftimi për media thuhet se Krivokapiq ka shprehur besimin se perspektiva evropiane e të dy shteteve do të jetë vlerë e shtuar për marrëdhëniet dypalëshe. “Në emër të tij dhe Qeverisë së Malit të Zi, kryeministri Krivokapiq e ka uruar kryeministrin Kurti për marrjen e detyrës, duke shprehur besimin se perspektiva evropiane e të dy shteteve do të jetë vlerë e shtuar për marrëdhëniet dypalëshe, të bazuara në fqinjësi…

Lexo më shumë

Mërgimtari ua paguan të gjitha borxhet bashkëqytetarëve në një dyqan në Mal të Zi

Ishin fjalët: “Më lini shumën, pa emrat e debitorëve, të cilët i detyroheshin dyqanit tuaj për një kohë të gjatë për të paguar borxhet e tyre”, ishte mesazhi që një dyqan të vogël lokal në qytetin port të , Tivarit, Malit të Zi/ Një mërgimtar shqiptar anonim që jeton jashtë vendosi të paguajë të gjitha borxhet e papaguara në dyqanin Cobra në shumën prej 500 euro. Ai ua pagoi borxhet njerëzve të të gjitha besimeve dhe kombeve që ishin në fletoren e borxhit të pronarit të dyqanit. Ky fshat njihet si…

Lexo më shumë

Kurti flet në Parlamentin Evropian: Kosova në tryezën e bisedimeve ulet si palë e barabartë me Serbinë

Kryeministri Albin Kurti ka mbajtur një fjalim në Komitetin për Punë të Jashtme të Parlamentit Evropian para eurodeputetëve ku ka folur për parimet që duhet ndjekur në dialogun me Serbinë. Kurti tha se Kosova ulet në tavolinën e bisedimeve si palë e barabartë me Serbinë. “Detyrimi im që të mbrojë pavarësinë e Kosovës, ne jemi për dialog por për një dialog të mirë përgatitur dhe me parime. Së pari është pranimi i  realitetit, pavarësia e Kosovës në bazë të Pakos së Ahtisaarit ka qenë kompromis, hapja e kësaj pakoje do të…

Lexo më shumë