Situatë e rëndë në Novi Pazar, nga coronavirusi vdiqën mbrëm 10 persona

Kështu ka thënë për mediat serbe, koordinatori i spitalit në Novi Pazar, Dr. Mirsad Gjerlek.

“Ishte një natë e rëndë, kemi dhjetë të vdekur, të cilët ishin mbi 75 vjeç dhe asnjëri nuk humbi jetën sepse nuk iu dha ndihma mjekësore”, citohet të ketë thënë Gjerlek.

Ndryshe, një ekip mjekësh nga Bosnja dhe Hercegovina është paralajmëruar të shkojnë sot në Novi Pazar për të ndihmuar në luftën kundër coronavirusit.

E doktor Gjerlek ka shtuar “jo gjithçka është aq e zezë, sepse më shumë se 80 njerëz nga Novi Pazar ishin kuruar”.

Aktualisht ka 3,339 raste aktive të coronavirusit në Serbi, dhe COVID-19 ua ka marrë jetën 352 personave deri më tani.