Urime Kosovë Qeverinë e Re

Ju shkoftë puna mbarë  e mirë, mirë për të gjithë pa dallim orientimi, besimi dhe bindje . Shpresat janë në Ju,  të përzgjedhurit e  popullit të Parlamentit më unik të pasluftës. Nuk presim mrekullira të menjëhershëme, por presim angazhim maksimal, angazhim ky i bazuar në vlera të mirëfillta e atdhedashuri./ Plava e Gucia Sot

Lexo më shumë

Shoqata Malësia e Madhe në Michigan zgjodhi Këshillin e ri drejtues

Shoqata Atdhetare ”Malësia e Madhe” në Michigan, të Dielën, më 21 Mars 2021, mbajti Kuvendin e rregullt në të cilin u votua Këshilli i ri drejtues, i përbërë nga 25 anëtarë. Kuvendi u hap dhe u udhëheq nga kryesia e deritanishme, Ruzhdi Gjokaj kryetar, Marash Ulaj nënkryetar dhe Luigj Gjokaj sekretar. Këshilli i ri drejtues ka caktuar mbledhjen e radhës të zhvillohet më 28 Mars, ku do të zgjedhin Kryetarin e ri të shoqatës. Këshilli i ri drejtues i Shoqatës Atdhetare ”Malësia e Madhe” për dy vitet e ardhshme është…

Lexo më shumë

Seanca për formimin e Qeverisë mbahet sot në orën 16:00

Pas seancës konstituive të legjislaturës së VIII-të të Kuvendit të Kosovës, sot sërish pritet të mbahet një seance e re ku pritet të formohet Qeveria e re e Kosovës. Seanca pritet të mbahet sot në orën 16:00, ndërsa para mbajtjes së seancës do të mblidhet Kryesia e Kuvendit të Kosovës. Ndryshe, sot u bë konstituimi i legjislaturës së VIII-të të Kuvendit të Kosovës, ku në krye të saj u zgjodh Glauk Konjufca nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV).

Lexo më shumë

Dritan Abazoviq konfirmon, shefi i Shërbimit Sekret të Malit të Zi zbulon të dhëna të fshehta

Zëvendëskryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, ka bërë të ditur se drejtori i Agjencisë për Siguri Kombëtare (ANB), Dejan Vukshiq, ka bërë një lëshim duke zbuluar të dhëna të fshehta – duke paralajmëruar se do të diskutoj me të lidhur me këtë çështje, duke mos precizuar për çfarë të dhënash të fshehta bëhet fjalë. Për këtë, Abazoviq ka marrë konfirmimin e koordinatorit për Siguri, bëhet fjalë për deputetin e partisë Socialdemokrate, Rashko Konjeviq, i cili ka thënë se Dejan Vukshiq ka zbuluar të dhëna të fshehta të një agjencie…

Lexo më shumë

Kristijan Vulaj – hero i fitores së Deçiqit

Futbollisti Kristijan Vulaj është në formën më të mirë dhe sot ia siguroi fitoren me rezultat minimal 1:0 Deçiqit nga Tuzi, një fitore që ka domethënie të madhe.  Deçiqi si vendas triumfoi me rezultat 1:0 kundër OFK Titogradit, në kuadër të javës së 26-të.   Tre pikë të mëdha dhe që ia përforcojnë edhe më shumë vendin e dytë, sidomos pas barazimit 1:1 të Sutjeskës së Nikshiqit. Vulaj shënoi në minutën e 81-të për fitoren e madhe. Deçiq është në vend të dytë me 44 pikë dhe ka katër më shumë…

Lexo më shumë