Futbollisti shqiptar ftohet nga përfaqësuesja e Malit të Zi

Një emër surprizë në listën zyrtare të përfaqësuses së Malit të Zi. Bëhet fjalë për futbollistin shqiptar Kristijan Vulaj, i cili është grumbulluar nga trajneri Miodrag Raduloviç, për 3 sfidat e muajit mars ndaj Letonisë, Gjibraltarit dhe Norvegjisë.   Lajmin e ka konfirmuar edhe klubi shqiptar në Mal të Zi, KF Deçiç Tuz.  “Futbollisti ynë, Kristijan Vulaj është ftuar nga përfaqësuesja e Malit të Zi. Njëherasi është shkruar historia; futbollisti i parë i Deçiqit në 94 vitet e fundit që ftohet në ekipin A të Malit të Zi”, shkruhet në njoftimin…

Lexo më shumë

Çelaj demanton: Nuk kam kërkuar zëvendësimin e Veselit, është turp të shfrytëzohet emri i tij për të më sulmuar

Anëtari i Këshillit Drejtues të Partisë Demokratike të Kosovës, Lirak Çelaj, ka reaguar para pak çastesh ndaj lajmit në media ku ai citohet të ketë kërkuar që Vlora Çitaku të vije në krye të partisë, në vend të Kadri Veselit. Çelaj ka thënë se do të ishte e pamoralshme nga ana e tij të kërkonte zëvendësimin e Veselit si kryetar në rrethanat e krijuara. Ai thotë se kërkesa e tij është dhe mbetet vetëm ajo që pas rezultatit të PDK-së në zgjedhjet e 14 shkurtit duhet të bëhet reformë themelore brenda…

Lexo më shumë

Vaksinimi në Ulqin fillon të hënën

Në Shtëpinë e Shëndetit në Ulqin dhe në ambulancën në Katërkollë vaksinimi do të fillojë të hënën, më 22 mars, tha për Portalin Ul-info drejtorja e këtij institucioni Dr. Sadije Hollaj. Ajo tha se prioritet janë personat e moshës mbi 80 vjeçare dhe shtoi se ekzistojnë 450 doza të vaksinës Sinofarm. Siç theksoi, pacientët do të njoftohen me terminin se kur do të vaksinohen.

Lexo më shumë

Thirrje për Mobilizim të Mërgatës Shqiptare nga Maqedonia e Veriut

Të dashur motra dhe vëllezër shqiptarë,Në Maqedoninë e Veriut ka filluar procesi i regjistrimit te popullsisë, amvisërive dhe banesave. Procesi ka filluar me 3 Mars dhe përfundon më 21 Prill 2021. Në këto afate përcaktohet pesha e shqiptarëve në shtetin e Maqedonisë së Veriut.Për herë të parë mërgata jonë ka mundësi që procesin e regjistrimit ta realizojë nga vendi ku jeton, pa qenë i detyruar të marrë rrugë dhe të regjistrohet. Regjistrimi bëhet në internet përmes aplikacionit elektronik – Registration (stat.gov.mk)Të drejtë për t’u regjistruar ka secili qytetar me nënshtetësi të Republikës së Maqedonisë së…

Lexo më shumë

Regjistrimi i popullsisë në Mal të Zi shtyhet për në fund të vitit

Ndonëse ishte parashikuar që regjistrimi i popullsisë  të mbahet në muajin prill, bëhet më dije së  për shkaqe financiare dhe në mungesë të ligjit për  regjistrimin e  popullsisë ai do të mbahet në fund të vitit, nga del se pushteti aktual nuk ka pasur mundësi praktike të ballafaqohet me këtë proces me peshë shumëdimensionale shtetërore, që është dëshmi e raportëve  shoqërore në këtë mjedis të pakonsoliduar Nga konstituimi i qeverisë së re nga ish opozita e mehershme, e cila është e dominuar me pjesëtarë nga popullsia serbe, përveç marrjës së…

Lexo më shumë