Sot fillon vaksinimi me vaksinat kineze

Prej ditës së sotme në Mal të Zi do të fillojë përdorimi i vaksinës kineze për kategoritë më të rrezikuara. Mali i Zi disponon 30.000 doza të kësaj vaksine , mjaftueshëm për te imunizuar 15.000 persona. Nga ISHP thonë se procesi i imunizimit do të përshpejtohet pasi të sigurohet numër më i lartë i vaksinave dhe kalimit në imunizimin e kategorive të tjera popullsisë. Deri të dielen në Mal të Zi janë vaksinuar rreth 5021 persona, çka përbën vetëm 5% të popullsisë së rrezikuar të vendit.

Lexo më shumë

Mali i Zi, partitë pro-serbe, fituese në zgjedhjet vendore të Nikshiqit

Partia Demokratike Socialiste e presidentit Milo Gjukanoviq fitoi 18 vende në Kuvendin Komunal, më shumë se secila nga partitë e tjera, por nuk e siguron dot shumicën, pasi ky numër është më i vogël se ai i partive të koalicionit. Koalicioni “ Për të ardhmen e Nikshiqit” mori 11 vende, “Paqja është kombi ynë” 10 vende, “URA” e Dritan Abazoviqit dhe Lëvizja Popullore morën nga 1 vend. Sipas këtij rezultati Partia Demokratike Socialiste pas 20 vitesh qeverisje në këtë komunë e humb pushtetin nga forcat proserbe, të cilët në qershorin…

Lexo më shumë

Deçiqi fiton 3:0 si mysafir në Podgoricë

Ekipi i vetëm shqiptar që bënë gara në elitën e futbollit në Mal të Zi, Deçiqi nga Tuzi, ka shënuar fitore të pastër 3:0 si mysafire e Podgoricës, në kuadër të javës së 25-të kampionale, njofton Insajderi. Mysafirët nga Tuzi shënuan dy herë në pjesën e parë me anë të Ilir Camaj (9’) dhe Marko Tuci (39’), teksa golin e fundit në këtë takim, miqtë e shënuan në pjesën e dytë. Autori i golit ishte Matija Bozanovic, i cili realizoi në minutën e 53-të të ndeshjes. Me këto tre pikë,…

Lexo më shumë

Me 25 Mars fillon kërkimi i naftës në bregdetin e Malit të Zi

Konsorciumi i njohur i kompanive Eni-Novatek, do të fillojë kërkimin e parë të naftës në Mal të Zi brenda pak ditësh, njoftoi Ministri i Investimeve Kapitale Mladen Bojaniq. Sekretari i Shtetit në Ministrinë e Investimeve Kapitale, Marko Perunoviq, tha se fillimi i shpimit eksplorues ishte planifikuar për 25 mars dhe se pritet të gjendet një depozitë mjaft e madhe e naftës. “Ne presim që Mali i Zi të marrë përfitime të konsiderueshme nga ajo punë dhe se kjo do të jetë një nga gjërat kryesore që do ta bëjë Malin…

Lexo më shumë

Bllokohen rrugët drejtë Plavë Gucisë nga serbët që po manifestojnë për zgjedhjet në Nikshiq (video)

Bllokohen rrugët  nga serbët që po manifestojnë për zgjedhjet në Nikshiq (video) Qindra përkrahës të të ashtuquajturit Fronti demokratik kanë bllokuar sonte  rrugët në Murinë, Andrijevicë dhe Beranë. Është skandaloze se si organet policore tolerojnë bllokimin e rrugëve magjistrale nga këto falanga serbe, në këtë formë duke rritur shqetësimin dhe çrregulluar qarkullimin e banoreve te Plave Gucisë dhe duke sjellur ne kujtesë mentalitetin i mitingasheve të kohës se Millosheviqit. Nder brohoritjet e këtyre falangave u dëgjua edhe brohoritja “ Milo Shiptare” etj etj  Zgjedhjet në Nikshiq mbahen ditën e Diele…

Lexo më shumë