Me 25 Mars fillon kërkimi i naftës në bregdetin e Malit të Zi

Konsorciumi i njohur i kompanive Eni-Novatek, do të fillojë kërkimin e parë të naftës në Mal të Zi brenda pak ditësh, njoftoi Ministri i Investimeve Kapitale Mladen Bojaniq. Sekretari i Shtetit në Ministrinë e Investimeve Kapitale, Marko Perunoviq, tha se fillimi i shpimit eksplorues ishte planifikuar për 25 mars dhe se pritet të gjendet një depozitë mjaft e madhe e naftës.

“Ne presim që Mali i Zi të marrë përfitime të konsiderueshme nga ajo punë dhe se kjo do të jetë një nga gjërat kryesore që do ta bëjë Malin e Zi të diversifikojë ekonominë  në mënyrë që të mos jemi më të varur vetëm nga turizmi dhe shërbimet,” tha Bojaniq. Të dy projektet, tha ai, kanë tërhequr vëmendje të konsiderueshme nga ambientalistët. Ai shtoi se Qeveria është e përkushtuar në mbrojtjen e mjedisit dhe se projektet do të bëhen në përputhje me standardet botërore të mjedisit.

B.Çoba