Ulqini në krizë politike: Luftë për postin e kryetarit

Kryetarit të Ulqinit Loro Nrekiq, sipas ligjit, me datë 30 janar i ka skaduar mandati për arsye të mbushjes së kushteve për pensionim, dhe tani pritet që në procedurën e rregullt të zgjidhet ushtruesi i detyrës, e pastaj edhe kandidati për ta zëvendësuar atë deri në zgjedhjet e rregullta. Lidhur me këtë duhej të mbahej mbledhja e Këshillit për Zgjedhje dhe Emërime, në të cilën do të konstatohej përfundimi i mandatit të kryetarit si dhe propozimi për kandidatin që do ta zëvendësonte. Por në mbledhje nuk u paraqitën askush nga…

Lexo më shumë

Gjykata në Serbi i dha të drejtë Vulinit për “shiptari”, reagon Vlora Çitaku

Ambasadorja në detyrë, Vlora Çitaku ka reaguar pasi Gjykata e Lartë në Beograd i dha të drejtë Aleksander Vulinit për përdorimin e termit fyes “shiptari”. Çitaku ka thënë se me këtë vendim, Gjykatat në Serbi kanë vulosur racizmin ndaj shqiptarëve. “Gjykatat në Serbi vulosën racizmin ndaj shqiptarëve. E papranueshme, por jo befasuese. Kjo nuk është dhe nuk duhet të mbetet vetëm betejë e shqiptarëve të Luginës”, ka shkruar ajo.

Lexo më shumë

Shaip Kamberi mban për herë të parë fjalim shqip në Kuvendin e Serbisë, replikon me Ivica Daçiqin

Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi ka mbajtur një fjalim në gjuhën shqipe përballë deputetëve të tjerë të këtij Kuvendi. Kamberi gjatë fjalimit të tij ka thënë se sot është një ditë e veçantë. Kamberi pavarësisht ndërhyrjeve të vazhdueshme të kryeparlamentarit serb Ivica Daçiq, vazhdoi të ngris zërin shqip ndaj vendimit të Gjykatës së Lartë në Beograd që ka refuzuar ta shpallë fajtor ministrin Aleksandër Vulin për diskriminim, fyerje dhe gjuhë të urrejtjes ndaj shqiptarëve. “Gjykata e Lartë në Beograd ka refuzuar ta shpallë fajtor Ministrin Aleksandër Vulin…

Lexo më shumë

Qeveria e Malit të Zi shfuqizon 7 kontrata për mini hidrocentrale

Qeveria ka shfuqizuar 7 kontrata për koncesione me të cilat ishte parapara ndërtimi i 7 hidrocentraleve të vogla, është kumtuar nga Ministria e investimeve kapitale. Qeveria për këtë arsye do të duhej të paguaj dëmshpërblim për investuesit, por akoma nuk dihet shuma dhe për këtë gjë akuzohet pushteti i mëparshëm. Planifikimi stihik i ndërtimit të mini hidrocentraleve definitivisht do të pasqyrohet negativisht ndaj qytetarëve, duke pasur parasysh se deri tani janë dorëzuar 5 aktakuza në Gjyqin afarist për kompensimin e dëmit. Për momentin nuk mund të flitet për shumën e…

Lexo më shumë

Ambasada amerikane në Podgoricë pezullon dhënien vizave jo-imigruese nga shkurti

Për shkak të përkeqësimit të situatës epidemiologjike në Mal të Zi dhe për të parandaluar përhapjen e COVID-19, Ambasada Amerikane ne Podgoricë  do pezullon të gjitha operacionet e vizave jo-imigruese që nga 10 shkurt 2021.  Ne njoftimin e publikuar ne faqen e ambasadës me tutje thuhet se  do të rifillojmë shërbimet rutinë të vizave sa më shpejt të jetë e mundur, por nuk jemi në gjendje të japnim një datë specifike në këtë kohë. Seksioni Konsullor do të vazhdojë të ofrojë ndihmë emergjente për qytetarët e Sh.B.A.

Lexo më shumë