Komuna e Gucisë vazhdon mbështetjen për fermerët – shpërndahen makineri të vogla në kuadër të projektit GORA

Guci – Mbështetja për zhvillimin e bujqësisë në Komunën e Gucisë po vazhdon përmes projektit GORA, në kuadër të të cilit është realizuar me sukses shpërndarja e makinerive të vogla bujqësore për përfituesit nga territori i komunës. Ky aktivitet përbën një tjetër hap konkret në forcimin e kapaciteteve të fermave lokale dhe në nxitjen e zhvillimit të qëndrueshëm rural. Përmes kësaj mbështetjeje, fermerëve u krijohen mundësi më të mira për të lehtësuar punët e përditshme, për të rritur efikasitetin e punës dhe për të përmirësuar prodhimin bujqësor. Projekti GORA vazhdon…

Lexo më shumë

Rrahja e të moshuarës në ‘Orenda’, Aurona Pelaj dënohet me 2 vjet e 3 muaj burgim

Gjykata Themelore në Pejë ka shpallur aktgjykimin në rastin e njohur si “Orenda”, që lidhet me keqtrajtimin e një të moshuare në një shtëpi të pleqve në vitin 2022. E pandehura Aurona Pelaj, është shpallur fajtore pasi është vërtetuar se me dashje ka përdorur forcë fizike ndaj viktimës. Gjykata e ka dënuar atë me 2 vjet e 3 muaj burgim. Në dënimin e shqiptuar do të llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim, nga 2 nëntori 2022 deri më 24 nëntor 2022, ndërsa pjesa e mbetur e dënimit do të…

Lexo më shumë

Buna dhe Ada në Udhëkryq: A do ta mbajë Mali i Zi premtimin ndaj Evropës?

Qeveria e Malit të Zi ka ndërmarrë së fundmi një hap që mund të konsiderohet ndër vendimet më të rëndësishme mjedisore në historinë moderne të vendit. Me miratimin e propozimit për Rrjetin Ekologjik Natura 2000, ajo ka njohur zyrtarisht Lumin Buna (Bojana), Adën, Plazhin e Madh (Velika Plaža), Valdanosin, Kriporen e Ulqinit (Ulcinj Salina), Liqenin e Shasit (Šasko Lake), si dhe habitatet detare përreth, si pjesë të ardhshme të rrjetit ekologjik evropian. Ky vendim meriton vlerësim. Nga Cafo BogaMaster në Diplomaci1 Korrik 2026 Ai meriton vlerësim sepse pranon se pasuritë…

Lexo më shumë

NDËRTIMI I SHTETIT KËRKON EDUKATË, AFTËSI, PATRIOTIZËM DHE MENÇURI

Agim Alickaj

Zgjedhjet e panevojshme parlamentare të shkaktuara nga opozita e Kosovës, përfunduan me shumë sukses dhe këto ditë pritet certifikimi i rezultateve. Populli shumicë i Kosovës, për të tretën herë radhazi, e shprehu qartë vullnetin e tij që Kryeministri Albin Kurti, me koalicionin e vet, të vazhdojë ta qeverisë vendin edhe për katër vjet. Ende nuk është e qartë nëse PDK-ja, LDK-ja dhe AAK-ja e kanë kuptuar vërtet se i kanë humbur zgjedhjet. Shumë politikanë të opozitës, së bashku me mediat e kontrolluara prej tyre, vazhdojnë t’i interpretojnë numrat sipas dëshirës,…

Lexo më shumë

Shqipëria përkujton 82-vjetorin e gjenocidit grek në Çamëri (video)

Beqir SINA – Tiranë, 26 qershor 2026 – Shqipëria po përkujton me një sërë aktivitetesh 82-vjetorin e gjenocidit ndaj shqiptarëve të Çamërisë, duke theksuar kujtesën historike, drejtësinë dhe trashëgiminë kulturore çame. Java Çame nisi në fillim të javës në kryeqytet, me një simbol të fuqishëm kujtese. Në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” u vendosën gërmat e mëdha të istalacionit “I Love Çamëria”, që u bënë pikë reflektimi për qytetarët dhe vizitorët. Kryetari i Shoqatës Patriotike “Çamëria”, Liljan Idrizaj, në fjalën e tij përuruese të istalacionit ILove Çamëria, theksoi se kjo datë…

Lexo më shumë