EDICIONI XXXIV I KALIMERËS POETIKE “BASRI ÇAPRIQI”, MË 11-13 SHTATOR 2026

Shoqata e Artistëve dhe Intelektualëve “Art Club” do të organizojë më 11-13 shtator 2026 edicionin e 34-t të manifestimit letrar Kalimera Poetike “Basri Çapriqi”.

Në programin e edicionit të sivjetshëm do të jenë mbrëmja letrare homazh kushtuar shkrimtarit dhe studiuesit Rexhep Qosja, i ndarë nga jeta në prill të këtij viti, si dhe dy mbrëmje autoriale me shkrimtarët dhe studiuesit e letërsisë Anila Mullahi – Elezi dhe Gëzim Aliu.

“Kalimera Poetike” është sot imazhi letrar dhe kulturor i Ulqinit dhe i shqiptarëve në Malin e Zi. Me traditën dhe trashëgiminë e saj, ajo zë vend nderi në hartën e festivaleve letrare që organizohen në hapësirën shqipfolëse dhe në vetë Malin e Zi. 

“Kalimera Poetike” ka edhe një dimension tjetër të rëndësishëm për shqiptarët në Malin e Zi të sotëm – të mbajë gjallë gjuhën shqipe në një hapësirë ku ajo është e rrezikuar seriozisht dhe ndonjëherë edhe e padëshirueshme.

Edicioni i këtij viti do të mbahet në tri vende të ndryshme në komunën e Ulqinit – Muzeun e Ulqinit në Kala, Librarinë “Ulqini” dhe Restorantin “Shasi”, duke synuar që përpos letërsisë të promovojē edhe trashëgiminë historike e kulturore dhe potencialet turistike të këtij qyteti.