Epopeja e UÇK-së – u shënua me homazhe dhe nderimi edhe në New York

New York 11 Mars 2018

Ish luftëtarët e Batalionit Atlantiku dhe veprimtar të komunitetit bënë homazhe sot pranë varreve të Tre Vëllezërve Bytyçi, Ylli, Agronit dhe Mehmet Bytyçit, dhe vendosën kurora me lule te varret e tyre qe gjenden ne  Yonker NY : Manifestimi në nderim të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), dhe rënies së Komandantit legjendar Adem Jashari, Familjes Jashari dhe të gjithë dëshmorëve të kombit, u mbajt nën organizimin e Shoqatës  së Batalionit Atlantiku  me një ceremoni përkujtimore në varrezat e tre vëllezërve.

Tre Vëllezërit Bytyqi, pjesëtar te UCK-se nga Amerika u vranë 19 vjetë më parë  barbarisht nga forcat serbe,  pas përfundimit te luftës  ne Kosovë.

Me pjesëmarrje e tyre këtë manifestim  e nderoj ambasadorja e Kosovës, Teuta Sahatçiu e cila mbajti edhe nje fjal rastit, po ashtu folës ishin komandanti i Batalonit Atlantiku z Gani Shehu dhe gazetari Gjeke Gjonlekaj.

Ky manifestim u përmbyll mbyllë me një koktej në mjediset e Hotelit Royal Regency , përndryshe Hotelit Royal Regency  është edhe  vendi ku 19 vjetë më parë, do të nisej për të luftuar në Kosovë Batalionit Atlantiku, për lirinë dhe çlirimin e saj, me luftëtarët shqiptarë nga Amerika.

/Plava e Gucia Sot