FORUMI SHQIPTAR GUCI : Reagim ndaj deklaratës së Asdren Çelaj – Lëvizja për Gucinë

Lidhja Demokratike Shqiptare    (LDHSH), 

Alternativa Shqiptare (ASH) dhe Unioni 

Demokratik i Shqiptarve (UDSH) 

Do të fillojmë me këtë reagim ndaj deklaratës demagogjike, tendencioze, skandaloze dhe 

mashtruese që z. Çelaj e adreson kryesisht ndaj Forumit Shqiptar.

Reagimi është ndaj figurës kontraverse të z. Asdren Çelaj, i cili në deklaratën e tij shkon aq 

larg sa që përdor shpifje, manipulon dhe mundohet ta bëj edhe atë të cilën tashmë e ka 

perfeksionuar – të viktimizohet, vetëm për ta mbrojtur qeverisjen lokale antishqiptare të 

Komunës së Gucisë, e ku ai vetë është de jure nënkryetar, por de facto vetëm një shërbtor i 

kryetarit të komunës. 

Me paturpësinë më të madhe, ai flet për urdhra dhe ultimatume 3-ditore që gjoja ka lëshuar 

Ministrja e Kulturës dhe Medias. Mirëpo, ky ka qenë vetëm një urdhër verbal, i cili deri më 

tani nuk është publikuar zyrtarisht me ndonjë vendim. Për këtë urdhër kanë qenë në dijeni 

vetëm kryetari i Komunës me bashkëpunëtorët e tij (marionetat).

Kryetari i Komunës, vetëm pse Ministrja e Kulturës është deklaruar verbalisht lidhur me bustin 

e heroit Isuf Kameri Çelaj, ka urdhëruar drejtorin e Komunales, Fahrudin Dervisheviq – Fujko, 

për heqjen e bustit në Vuthaj. Për këtë veprim, Asdreni bashkë me kolegët e tij kanë qenë në 

dijeni.

Lëvizja për Gucinë dhe themeluesit e saj janë pjesë përbërëse e kësaj qeverisjeje lokale, e cila 

i ka mundësuar Kryetarit të Komunës që pa asnjë dokument apo vendim zyrtar të marrë 

veprime në dëm të shqiptarëve të Komunës së Gucisë.

As kryetari i Komunës dhe as nënkryetari me kolegët e tij, edhe pse kanë qenë në dijeni për 

këto veprime, nuk kanë reaguar para heqjes së bustit të heroit Isuf Kameri Çelaj, pra, ndaj këtij 

vendimi që ua ka komunikuar ministrja, nuk keni patur asnjë vërejtje, që dmth se jeni pajtuar 

me konstatimet e saj për Isuf Kamer Çelaj.

Në këtë rast, nënkryetari i Komunës, në momentin kur thotë se janë njoftuar familjarët, është 

dashur të marrë veprime konkrete: të reagojë publikisht dhe së paku të kërkojë mbledhje të 

jashtëzakonshme të Kuvendit të Komunës, duke e futur në rend të ditës diskriminimin ndaj 

shqiptarëve të kësaj komune, sidomos ndaj figurave kombëtare.

Nënkryetari i Komunës thotë se gjoja është mashtruar familja e Isuf Kamerit Çelaj lidhur me 

lejen e ndërtimit të bustit, kur në fakt bëhej fjalë vetëm për kushtet për lejen e ndërtimit, dhe 

ky veprim ka ndodhur në vitin 2013. 

I bëjmë me dije Asdren Çelajt se që nga viti 2014, kur është themeluar zyrtarisht Komuna e 

Gucisë, ai ka qenë vazhdimisht pjesë e saj: për tri mandate radhazi si këshilltar, drejtor i 

Investimeve Kapitale, këshilltar përsëri dhe së fundmi nënkryetar i Komunës.

Gjatë gjithë kësaj kohe, duke përfaqësuar komunitetin shqiptar të kësaj komune, por edhe si 

pjesëtar i familjes së heroit Isuf Kameri Çelaj, ai ka pasur mundësinë të mos lejojë mashtrimin 

e familjes së heroit. Pse nuk ka ndërmarrë vetë veprime për të vazhduar procedurat 

administrative, nga kushtet urbanistike deri te marrja e lejes së ndërtimit, në mënyrë që busti të rregullohej me dokumentacion të plotë? Pse i kujtohet vetëm tani të dalë para opinionit dhe 

të thotë se busti paskësh qenë pa leje ndërtimi dhe se paskësh ndodhur mashtrim?

Vlen të theksohet se kërkesa dhe veprimet administrative për kushtet urbanistike, pëlqimin dhe 

dhënien e lejes së ndërtimit janë filluar pikërisht nga familjarët e heroit Isuf Kameri Çelaj. Dhe 

kush tjetër më mirë se Asdren Çelaj, si pjesë e qeverisjes që nga themelimi i Komunës, do të 

mund t’i përfaqësonte ato deri në fund?

Në deklarimin e tij, ai thotë se persona të caktuar kanë përfituar fonde marramendëse në emër 

të lejes së ndërtimit të bustit. Forumi Shqiptar i kërkon Asdren Çelajt që ta dëshmojë këtë me 

fakte dhe prova, duke i bërë të ditur opinionit shqiptar të kësaj krahine brenda dhe jashtë vendit 

se cilat kanë qenë ato shuma dhe kush janë përfituesit. Nëse ka pasur dikush përfitime, duhet 

të jepen emrat dhe shumat konkrete, që të kërkohet llogari ndaj tyre.

Sa i përket përfitimeve politike, askush më shumë se Lëvizja për Gucinë dhe partia boshnjake 

nuk ka pasur synime përfitimi, e gjithë kjo për marrjen e qeverisjes lokale dhe funksioneve që 

sot i ushtrojnë. Si përfitim politik, vetë Lëvizja për Gucinë, për të marrë poste nën ombrellën e 

partisë boshnjake, ka harruar se duhej të mbroheshin të drejtat e shqiptarëve.

Për opinionin shqiptar të Plavës dhe Gucisë, si dhe diasporën shqiptare të këtyre trevave, e 

sidomos për familjen e heroit Isuf Kameri Çelaj, ka ekzistuar dhe ekziston gjithmonë dëshira 

për ta përkrahur ngritjen e kësaj përmendoreje, me qëllim njohjen e kontributit të heroit dhe 

nderimin e veprimtarisë së tij. Ky respekt, në emër të Forumit Shqiptar, do të mbetet i 

përhershëm për heroin dhe familjen e tij.

Veprimet e kryetarit të Komunës së Gucisë janë veprime diskriminuese ndaj shqiptarëve, të 

përkrahura nga ata që i mundësuan krijimin e kësaj qeverisjeje lokale. Pjesë e këtyre veprimeve 

diskriminuese janë edhe dy shqiptarët tanë: Fadil Ulaj dhe Asdren Çelaj – Lëvizja për Gucinë.

Ky diskriminim shihet qartë edhe në manifestimin e Ditës së Komunës së Gucisë më 5 gusht, 

ku, megjithëse gjuha shqipe është gjuhë zyrtare, të gjitha fjalimet u mbajtën vetëm në gjuhën 

malazeze-boshnjake.

 Ti, në cilësinë e nënkryetarit të Komunës, nuk reagove aspak në mbrojtje 

të gjuhës shqipe, që fjalimet të mbaheshin edhe në shqip.

Për dijeni të Asdrenit: në qeverinë e Republikës së Malit të Zi, pjesë bën edhe ti me shokët e 

tu, përmes partisë së boshnjakëve që qeveris Komunën e Gucisë. Pikërisht kjo parti është pjesë 

e koalicionit me Frontin Demokratik dhe ka poste të larta si zëvendëskryeministër, nënkryetar 

Kuvendi, ministra të ndryshëm, e në fund edhe ti si nënkryetar i Komunës nën ombrellën e 

kryetarit të komunës që vjen nga partia boshnjake.

Tash shtrohet pyetja: kë do ta pyesësh ti, Asdren Çelaj, për arsyen e pjesëmarrjes tënde në këtë 

qeverisje lokale, kur vetë partia ku je futur nën ombrellën e saj është pjesë e qeverisë dhe 

bashkëpjesëmarrëse në diskriminimin e bërë nga Ministrja e Kulturës, e cila, pa vendim zyrtar, 

urdhëroi heqjen e bustit të heroit Isuf Kameri Çelaj?

Forumi Shqiptar, që nga bashkimi i tre partive shqiptare, por edhe më herët, asnjëherë nuk ka 

heshtur, por gjithnjë me dinjitet e përkushtim ka mbrojtur interesat e shqiptarëve të Krahinës 

së Plavës dhe Gucisë

Forumi Shqiptar kurrë nuk është fshehur nën ombrellën e atyre që synojnë diskriminimin e 

shqiptarëve dhe mohimin e të drejtave të tyre. Ti vetë e di mirë këtë, sepse ke qenë i favorizuari 

dhe i përkëdheluri i LDSH-së!

Sa për pazaret politike dhe frikën nga shkarkimet, është shumë e qartë – dhe këtë e dinë të 

gjithë shqiptarët e krahinës – se aty bën pjesë vetëm ti, gjë që po e dëshmon edhe vetë me 

mbështetjen tënde ndaj vendimeve diskriminuese të kësaj qeverisjeje lokale.

Forumi Shqiptar, edhe nga opozita, është krenar sepse me përkushtim maksimal ka bërë 

përpjekje për mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve në Komunën e Gucisë dhe deri më tani 

asnjë dështim në dëm të shqiptarëve nuk ka ardhur nga opozita.

Por çdo padrejtësi, çdo diskriminim dhe çdo veprim kundër shqiptarëve në këtë komunë po 

bëhet nga partia dhe pushteti lokal, pjesë e të cilit është edhe Lëvizja për Gucinë (Pokret za 

Gusinje).

 Kjo shihet qartë edhe me veprimin e fundit: heqjen e bustit të heroit Isuf Kameri 

Çelaj në Vuthaj

Lidhja Demokratike Shqiptare Alternativa Shqiptare Unioni Demokratik Shqiptar

Salih Gjonbalaj 

Myftar Balidemaj 

Musa Goçaj