Me pikëllim të thellë, familja Goçaj njofton të gjithë miqtë, shokët, të afërmit dhe dashamirët se sot, në vendlindje, në moshën 70-vjeçare, ka ndërruar jetë më i dashuri i tyre:
SHPEND (HALIL) GOÇAJ
Lajmi për ndarjen e tij nga jeta ka pikëlluar familjarët, të afërmit dhe të gjithë ata që e njohën.
Për kohën e saktë të varrimit dhe ceremoninë mortore, familja do të njoftojë përmes këtij postimi, sapo të konfirmohen detajet.
Të pikëlluar: Bashkëshortja, fëmijët, vëllezërit dhe familja e gjerë GOÇAJ.
I qoftë i lehtë dheu i vendlindjes dhe u prehtë në paqe!
Redaksia e portalit i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Goçaj, të afërmve dhe miqve për humbjen e më të dashurit të tyre.