Përmes një postimi në Facebook znj Kaltrina Hoti njofton për një aksion vullnetar te realizuar kohëve të fundit për rregullimin e rrugës qe te shpie ne fshatin Hot te Plavës. Znj Hoti postimin e saj e ka shoqëruar me nje shkrim dhe video ku shihet rrjedha e punimeve
Postimi i plotë:
Fuqia e njeriut matet me ndjenjën ndaj atdheut
Të nderuar Hotjan ku do që jeni në botë, rinin ja dhuruam mërgatës, por nuk duhet të harrojmë ku i mësuam hapat e para të jetës ,mos të harrojmë dhimbjen e parë . Është koha ta kthejmë borxhin atdheut, mos të humbet hija e të parëve.
Rruga e Hotit ka nevojë të mirëmbahet për ne që jetojmë këtu dhe për ju kur na vizitoni. Mos të lemë Hotin ta përbin koha dhe sistemi i padrejtësisë. Çdo gjë përreth është ka zhvillohet e Hotin e kanë harruar, por ne Hotjan nuk do të lejojmë Hoti të humbet.
Ti japim arsye gjeneratave që kanë lindur në mërgate të vinë të dinë prej nga e kanë prejardhjen. Dhe ti tregojmë të tjerëve jemi gjallë.
Hoti ka natyre te paprekur
Hoti ka ajrin e pastër
Hoti ka ujin e bekuar
Hotjan duhet te jemi të gjalle e jo vetëm të ekzistojmë .
I kemi dhuruar botës shume njerëz intelektual ( avokatë,
inxhinier, mjek , politikan, artist, njerëz që krijuan kompani te mëdha nëpër botë ( restorante, ndërtimtari e etc) e di që kemi fuqi dhe vullnet dhe dashuri ta ruajmë dheun tonë…. Hotin.
Ajo pushke e Hotit që është krahasuar me fjalën e Zotit le të shndërrohet në lapsin e mirësisë , unitetin e Hotjanve, koha kërkon fjalën e re :
“Njeriu i Hotit ,pasqyrë e njerëzimit “
U pafshim në Hotin krenar!