Ju informojmë se Fondi për Mbrojtjen dhe Realizimin e të Drejtave të Pakicave në Mal të Zi ka shpallur Thirrjen Publike për shpërndarjen e mjeteve për financimin e projekteve për vitin 2026.
Thirrja është shpallur në përputhje me Ligjin për të Drejtat dhe Liritë e Pakicave dhe aktet përkatëse nënligjore dhe ka për qëllim mbështetjen e projekteve që kontribuojnë në mbrojtjen dhe zhvillimin e veçorive kombëtare, etnike, kulturore, gjuhësore dhe fetare të pakicave dhe komuniteteve minoritare në Mal të Zi.
Data e shpalljes: 01.04.2026
Afati për aplikim: 45 ditë nga data e publikimit në faqen zyrtare të Fondit.Të gjitha detajet lidhur me kushtet dhe procedurat e aplikimit mund t’i gjeni në faqen zyrtare të Fondit: