Kollata e Keqe Maja më e lartë në Mal të Zi !

Kollata është mal në Alpet Shqiptare (rrethi i Tropojës) me lartësi 2556 m. Shtrihet nga e majta e rrjedhjes së sipërme të luginës së Valbonës, midis luginës së Kukajt në jugperëndim dhe asaj të Çeremit në verilindje. Formon një bllok malor të lartë. Ka trajtën e trungut piramidal ma shpate të rrëpirta, që bien thiktas për 1700-1800 m mbi luginën e Valbonës. Bimësia thuajse mungon, me përjashtim të shpatit jugor, ku ka drurë të rrallë të rrobullit. Ka kullota alpine mjaft të pasura.

Kollata nga ana e e Malit te Zi konsiderohet si Maja më e lartë në Mal të Zi. Kollata e keqe (2 535),që ngrihet në masivin e Bjeliçit ajo është gjithashtu bjeshka më e lartë në Malin e Zi.

Mu në Majën e Kollates përndryshe  shtrihet edhe kufiri artificial në mes trojeve shqiptare te Plave Gucisë dhe shtetit amë Shqipërisë përkatësisht Malit të Zi.

Mbrapa ti janë po ashtu edhe Kollata e mirë (2 525m) dhe Maja e Rosit (2 525m) po ashtu ne vendin e katërt është edhe Bobotov Kuk (2 523m) në Durmitor.      Keto të dhëna të bazuara në skanimin me lazer ka njoftuar Drejtoria e Pasurive të Paluajtshme të Malit të Zi,si të zyrtarizuar.
Si dhe listen e rëndit të 10 majave më të larta,6 të tjerat me lartësi më të vogel se 2500m
Duke klikuar me poshte mund ti shikoni disa foto te bera nga maja me e larte ne Malin e zi!