KOMUNA E GUCISË PERKRAH AKSIONIN HUMANITAR PËR FAMILJEN QOSAJ DHE…

KOMUNA E GUCISË PERKRAH AKSIONIN HUMANITAR PËR FAMILJEN QOSAJ DHE VUKAJ

Në mbledhjen e mbajtur me datën 30 mars 2017 Kuvendi i ll -të me radhë i Komunës së Gucisë në këtë vit ,me një rënd dite prej 17 pikave të rendit të ditës ndër të tjera shqyrtoj edhe Kërkesën e iniciuar nga dy subjektet politike shqiptare pjesë e koalicionet qeverisëse së komunës së Gucisë .
-Propozim vendimi për lirimin nga pagesa për tokën ndërtimore për Haxhi Qosaj.
– Propozim vendimi për lirimin nga pagesa për token ndërtimore për Zef Vukaj .
Këto dy vendimet e fundit për lirimin nga pagesa për tokën ndërtimore për Haxhi Qosaj e Zef Vukaj , u propozua nga Sekretari I Kuvendit zt Enver Dedushaj , në emër të koalicionit UDSH dhe Aleancës Shqiptare.
Familja Qosaj dhe Vukaj janë përfituese nga një aksion humanitar i iniciuar nga shoqata e jonë Fondacioni Plave Guci me veprimtari në New York, SHBA. Duke par gjendjen e rënd ekonomike të këtyre dy familjeve dhe kushteve te rënda për jetë Fondacioni Plavë Guci me përkrahjen e diasporës tuboj shuma të konsiderueshme mjetesh për të ndërtuar dy shtëpi të reja familjeve të cekuar ma lartë.
Koordinatori i emëruar nga Fondacionit Plavë Guci për implementimin e këtyre dy projekteve bashkëvendësi ynë zt Shaban Prelvukaj nga organet përgjegjëse të KK të Gucisë kërkoj që të has në mirëkuptim për rastin e familjeve të cekura më lartë. Kërkesë kjo që hasi në mbështetjen dhe përkrahjen e plot te tërë organeve të KK të Gucisë.
Duke u solidarizuar me aksionin e Fondacionit Plave Guci dhe të iniciuesve të Kërkesës të subjekteve shqiptare UDSH dhe Aleancës Shqiptare të gjithë asamblistët jo vetëm që aprovuan liriminë nga obligimet tatimore të familjeve të cekura ma lartë por edhe dhuruan mëditjet e tyre nga 50 euro për të përkrah familjet Qosaj dhe Vukaj . Nga kontributet e asamblistëve u tubuan 1500.00 euro që do u dhurohen këtyre dy familjeve me kushte të rënda të jetës.
Në këtë mënyrë të gjithë këshilltarët ju bashkëngjiten aksionit solidar të Shoqatës, Fondacioni Plave e Guci nga New Yorku.
Ky veprim i KK te Gucisë është për tu përshëndetur dhe vlerësuar por njëkohësisht edhe një inkurajim për diasporën qe në raste të kësaj natyre organet kompetente do të vlerësojnë dhe çmojnë angazhimet e mërgimtarëve për vendlindjen.

Esad GJONBALAJ

Leave a Comment