Në Ulqin do të promovohet libri “Letërkëmbimi i Ismail Dodës me Profesor Eqrem Çabejn”

ULQIN – Shoqata e Artistëve dhe Intelektualëve “Art Club”, në bashkëpunim me Këshillin Kombëtar të Shqiptarëve në Malin e Zi dhe Librarinë “Ulqini”, do të organizojë promovimin e librit “Letërkëmbimi i Ismail Dodës me Profesor Eqrem Çabejn”.

Kjo veprimtari kulturore do të mbahet të dielën, më 22 nëntor 2026, në orën 19:00, në ambientet e Librarisë “Ulqini”.

Në qendër të promovimit do të jetë letërkëmbimi ndërmjet Ismail Dodës dhe gjuhëtarit të shquar shqiptar, profesor Eqrem Çabejt, një prej figurave më të rëndësishme të studimeve albanologjike.

Organizatorët kanë ftuar dashamirësit e librit, studiuesit, intelektualët dhe të gjithë të interesuarit për kulturën dhe trashëgiminë shqiptare që të marrin pjesë në këtë veprimtari.

Gjithashtu, organizatorët u kanë bërë thirrje përfaqësuesve të mediave që ta ndjekin dhe ta pasqyrojnë këtë ngjarje kulturore

/Plava e Gucia Sot