Identifikohet 47-vjeçari që humbi jetën në aksidentin afër Berane në Mal të Zi, ishte ish-polic kufitar

Është raportuar identiteti i 47-vjeçarit nga Kosova që humbi jetën në aksidentin e rëndë të trafikut në rrugën magjistrale Rozhajë–Beranë, në Mal të Zi.

Sipas informacioneve të publikuara nga mediat kosovare, viktima është Elvis Mulliqi, 47 vjeç, i cili më herët kishte shërbyer si zyrtar i Policisë Kufitare të Kosovës.

Aksidenti fatal ka ndodhur të dielën, më 15 nëntor 2026, rreth orës 15:45, në rrugën që lidh qytetet e Rozhajës dhe Beranës.

Në aksident janë përfshirë dy automjete, ndërsa përveç 47-vjeçarit që humbi jetën, dy persona të tjerë kanë mbetur të lënduar.

Drejtoria e Policisë së Malit të Zi fillimisht e kishte identifikuar viktimën vetëm me inicialet E.M., duke konfirmuar moshën dhe shtetësinë e tij kosovare.

Më vonë, raportimet mediatike kanë bërë të ditur se bëhet fjalë për Elvis Mulliqin, ish-polic kufitar. Identiteti i plotë i tij ende nuk është konfirmuar përmes një njoftimi publik të autoriteteve malazeze.

Ngushëllimet më të sinqerta familjes Mulliqi, të afërmve, miqve dhe ish-kolegëve të tij.