Nesër, mbledhja konstituive e Kuvendit të Tuzit

Mbledhja konstituive e Kuvendit komunal të Tuzit, në të cilën do të bëhet verifikimi i mandateve të këshilltarëve, do të mbahet nesër, 21 Mars 2019.

Me rendin e ditës të kësaj seance, është paraparë zgjedhja e kryetarit të Kuvendit, respektivisht siç është paralajmëruar më parë, në këtë funksion do të zgjidhet funksionari i UDSH, Fadil Kajoshaj.

Të rikujtojmë se në zgjedhjet lokale të mbajtura më 3 mars, koalicioni Forumi shqiptar, ka fituar 16 mandate, PDS 10, Partia Boshnjake 4  dhe Socialdemokratët dhe Mali i Zi Demokratik nga një mandat.

Kuvendi Komunal Komunën së plotë të Tuzit, i cili numëron gjthseijat 32 këshilltar.

/ Malesia.me