APOLOGJIA E TATARËVE TË KRIMESË: Melek Maksudoglu, KRIMEJA ËSHTË E JONA

 Botoi: ALSAR, Tiranë, 2024 Historia e tatarëve e cila prezantohet në këtë botim është ajo e luftës së pambarim, zhvendosjeve, trajtimit të padrejtë dhe të mbijetesës së tyre, përballë politikës ruse e cila si mision kishte spastrimin etnik nga popujt josllav. Ndërsa rrethanat politike pas aneksimit të saj nga Rusia në vitin 2014 dhe agresioni rus kundër Ukrainës(2022) është dëshmi se  aspiratat pushtuese ruse në këtë  regjion mbesin sfidat e gjeopolitikës evropiane, ku takimet e zhvilluara në muajt e fundit e dëshmojnë një konstatim të tillë Nail DRAGA Siujdhesa e…

Lexo më shumë

Shkolla “Ismet Sali Bruçaj” në Guci të Re, Shkodër, hap dyert për vitin e ri shkollor 2025–2026

Nga: Taulant Shahmani Shkolla “Ismet Sali Brucaj” në fshatin Guci e Re, Shkodër, ka çelur dyert për vitin e ri shkollor 2025–2026, duke pritur me gëzim 140 nxënësit e saj. Me një staf prej 15 mësuesish, një mësuese kopshti dhe nën drejtimin e drejtorit Taulant Shahmani, kjo shkollë është sot një qendër e rëndësishme jo vetëm për arsimimin e fëmijëve, por edhe për jetën e komunitetit. Shkolla mban me krenari emrin e Ismet Sali Brucajt, birit të fshatit Guci e Re, një figure të ndritur të vendit tonë, i cili…

Lexo më shumë

Takim i rëndësishëm për lidhjen rrugore Plavë–Tropojë përmes qafës së Vranicës

Në ambientet e Komunës së Plavës u zhvillua një takim mjaft konstruktiv ndërmjet Kryetarit të Komunës së Tropojës, z. Rexhë Biberi, dhe Deputetit të Parlamentit të Shqipërisë, z. Eduardo Çalsi, me udhëheqësit e Komunës së Plavës. Në qendër të diskutimeve ishte mundësia e realizimit të një lidhjeje rrugore strategjike midis Plavës dhe Tropojës, përmes qafës së Vranicës. Komuna e Tropojës ka nisur punimet për mbushjen dhe zgjerimin e rrugës, ndërsa Komuna e Plavës është në fazën përfundimtare të projektit për ndërtimin e një segmenti prej 6 kilometrash. Ky projekt i…

Lexo më shumë

Camaj: Rruga deri te fitimi i komunës së pavarur nuk ishte aspak e lehtë – këmbëngulja dhe vizioni triumfuan mbi pengesat

Nënkryetari i Kuvendit të Malit të Zi, z. Nikolla Camaj, me rastin e 1 Shtatorit – Ditës së Komunës së Tuzit, uroi kryetarin e Komunës, Lindon Gjelaj, kryetarin e Kuvendit Komunal, Fadil Kajoshaj, si dhe të gjitha qytetaret dhe qytetarët e Tuzit: “Tuzi është komunë me traditë të pasur, trashëgimi kulturore dhe bukuri natyrore, e njohur për bashkëjetesën dhe harmoninë multietnike, me të cilat me të drejtë krenohemi. Forca e komunitetit tonë gjithmonë kanë qenë njerëzit punëtorë dhe të ndershëm të Malësisë, të cilët me punën dhe përkushtimin e tyre…

Lexo më shumë

Mali i Zi dënon ushtarin që u arrestua në Deçan për targat “Kosova është Serbi”

Rajko Krivokapiq Një ushtar i Malit të Zi është dënuar nga Ushtria për shkak se vitin e shkuar ishte arrestuar në Kosovë pasi kishte lëvizur me veturë me targa në të cilat shkruhej “Kosova është Serbi”. E një tjetër ka lënë Ushtrinë. Rajko Krivokapiq dhe Dragutin Llallatoviq si dhe një qytetar tjetër i Malit të Zi, me inicialet M.J. ishin arrestuar në nëntor të vitit të shkuar në Deçan. Ata ishin dërguar në paraburgim deri kur Prokuroria Speciale pati njoftuar në janar se i ka pushuar hetimet ndaj tyre. Tani…

Lexo më shumë