Ramosaj: Rruga Deçan-Plavë dhe pista e skijimit në Beleg, synimet kryesore për mandatin e ardhshëm

Nëse arrin të marrë edhe një herë besimin e qytetarëve të Deçanit, Bashkim Ramosaj, është zotuar se do të përfundoj dy punë të mëdha. Ai ka premtuar rregullimin e rrugës Deçan-Plavë dhe përfundimin e projektit për pistën e skijimit në Beleg. “Rruga Deçan-Plavë nëse ka me ece Mali i Zi në trajektoren e njëjtë pro NATO-së, pro Evropës, për ta është edhe më e rëndësishme sesa edhe për ne kjo rrugë. Kam pasur takime të shpeshta me zyrtarë të lartë në Mal të zi përfshirë edhe kryeministrin Dushko Markoviq. Kemi…

Lexo më shumë

Malësori reagon fuqishëm ndaj kërkesës për rrëzimin e bustit të Isuf Çelajt në Vuthaj

Lidhur me nismën e Ministres së Kulturës së Malit të Zi për heqjen e bustit në Vuthaj, sot ka reaguar me një qëndrim të fuqishëm dhe kuptimplotë këngëtari i mirënjohur i estradës, Malesori. Më poshtë gjeni reagimin e plotë të këngëtarit: Ministria e Kulturës e Malit të Zi ka dërguar mesazh dhe kërkesë për rrëzimin e bustit të heroit shqiptar Isuf Kamer Çelaj në Vuthaj, me arsyetimin banal se gjoja “Isufi ka bashkëpunuar me armikun kundër Malit të Zi”! Ndërkohë, para disa ditësh u përurua përmendorja e kryekomandantit famkeq çetnik…

Lexo më shumë

Përkujtim në ditëlindjen e Idriz (Xhemë) Ulajt (10 gusht 1942 – 3 qershor 2023)

Me rastin e ditëlindjes së gazetarit, shkrimtarit dhe poetit të njohur Idriz Ulaj, kujtojmë me nderim e mall figurën e tij të shquar. Idrizi lindi më 10 gusht 1942 në Vuthaj të Plavë-Gucisë dhe ndërroi jetë më 3 qershor 2023, në moshën 81-vjeçare, pas një jete të përkushtuar ndaj arsimit, publicistikës dhe letërsisë shqipe. Shkollimin fillor e kreu në vendlindje, shkollën normale në Prizren dhe fakultetin filozofik (dega gjuhë e letërsi shqipe) në Prishtinë. Karrierën profesionale e nisi si mësues në shkollën fillore “Gjergj Fishta” në Prishtinë (1967), për të…

Lexo më shumë

Logu i Bjeshkëve 2025 – Kelmendi dhe Malësia në një festë madhështore të kulturës dhe traditës shqiptare (foto)

Sot, Njësia Administrative Kelmend dhe e gjithë Malësia u bashkuan në një festë madhështore – Logu i Bjeshkëve 2025. Ky aktivitet unik, që mbledh trevat shqiptare në një ditë plot këngë, valle dhe kostume tradicionale, mblodhi mijëra pjesëmarrës nga të gjitha trojet shqiptare. Në këtë ditë të veçantë, na nderuan me praninë e tyre: • Shkëlqesia e Tij, Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, së bashku me familjen e tij • Deputetët e Kuvendit të Shqipërisë: Paulin Sterkaj, Bujar Rexha, Onid Bejleri dhe Marjana Koçeku • Prefektja e Qarkut…

Lexo më shumë

Reagon ashpër opinioni shqiptar në Plavë Guci pas deklaratës tendencioze të Ministres së Kulturës së Malit të Zi për heqjen e bustit të Isuf Kamer Çelajt

Vuthaj, 9 gusht 2025 – Deklarata e fundit e Ministres së Kulturës dhe Mediave të Malit të Zi, dr. Tamara Vujović, se do të urdhërojë heqjen e bustit të Isuf Kamer Çelajt nga fshati Vuthaj, ka shkaktuar reagime të ashpra në opinionin shqiptar. Ministrja, duke u mbështetur në pretendime të pavërteta dhe të fabrikuara, ka cilësuar figurën e Isuf Kamer Çelajt si “bashkëpunëtor të pushtuesve” dhe ka thënë se monumenti është ngritur në mënyrë të paligjshme. Komuniteti shqiptar në Mal të Zi e konsideron këtë deklaratë tendencioze, me qëllime të…

Lexo më shumë