Nderim i lartë për shqiptarët në diasporë – Dekorata Presidenciale në New York

New York, korrik 2025 – Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë një ceremonie solemne në New York, nderoi post-mortum z. Rexhep Gali Balidemaj me Urdhrin “Hasan Prishtina”, në shenjë mirënjohjeje për jetën dhe kontributin e tij të jashtëzakonshëm në dobi të çështjes kombëtare dhe komunitetit shqiptar në diasporë. Po ashtu, Presidentja Osmani dekoroi me të njëjtin çmim edhe bashkëvendësin tonë dhe aktivistin e mirënjohur, z. Bruno Selimaj, për angazhimin e tij të vazhdueshëm në mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të shqiptarëve dhe të çështjes së Kosovës në…

Lexo më shumë

Si i përdori CIA dronët në korrik 1995 për të zbuluar vrasjet masive dhe varret e para masive në Srebrenicë dhe Podrinje

Agjencia Qendrore e Inteligjencës (CIA) dhe ushtria amerikane përdorën mjete ajrore pa pilot për të monitoruar aktivitetet e Ushtrisë së Republikës Srpska (VRS) në sanimin dhe fshehjen e gjenocidit në Srebrenicë, gjatë së cilës u regjistruan varret e para masive. Ushtria amerikane dhe CIA monitoruan lëvizjen e forcave në terren gjatë agresionit kundër Republikës së Bosnjës dhe Hercegovinës (RBiH) duke përdorur mjete ajrore pa pilot MQ-1 Predator, transmeton Ballkani.info. Përdorimi i parë klasik i mjeteve ajrore pa pilot në shkallë të gjerë u regjistrua në Bosnje, kur një pjesë e…

Lexo më shumë

Leslie’s (1916) / 200.000 gra dhe fëmijë shqiptarë kanë vdekur nga uria — Nisma e amerikanit për t’i ardhur në ndihmë Shqipërisë

Burimi : Leslie’s, 2 nëntor 1916, faqe n°18 Nga Aurenc Bebja*, Francë – 11 Korrik 2025 Gazeta javore amerikane “Leslie’s” ka botuar, me 2 nëntor 1916, në faqen n°18, një shkrim asokohe rreth gjendjes së mjerueshme të bashkëkombasve tanë dhe apelit për t’u ardhur në ndihmë, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar : Mijëra shqiptarë po vdesin nga uria Mbi rrënojat e djegura të Luftës së fundit Ballkanike, diplomatët e Evropës krijuan një shtet të ri — Shqipërinë. Revolucioni shpërtheu shpejt, froni…

Lexo më shumë

Kurti në Bosnje: Srebrenica ishte paralajmërim për Kosovën dhe botën

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku me zëvendëskryeministren dhe ministren në detyrë të Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, si dhe zëvendëskryeministren e tretë në detyrë, Emilija Rexhepi, morën pjesë në ceremoninë përkujtimore të 30-vjetorit të gjenocidit në Srebrenicë, të mbajtur në Qendrën Memoriale në Potoçari. Në këtë përvjetor të rëndë, delegacioni i Kosovës bëri nderime pranë varrezave të viktimave dhe vendosi lule të freskëta, në kujtim të 8,372 burrave dhe djemve boshnjakë që u vranë mizorisht më 1995 nga forcat serbe, në atë…

Lexo më shumë

Liqeni i Shkodrës drejt UNESCO-s!

Mali i Zi dhe Shqipëria pritet të aplikojnë së shpejti në UNESCO për ta përfshirë liqenin e Shkodrës dhe pellgun e tij ujëmbledhës në rrjetin e Rezervave të Biosferës së UNESCO-s, në kuadër të programit “Njeriu dhe Biosfera”. Me qëllim të përshpejtimit të këtij procesi, në Shkodër është zhvilluar të enjten (26 qershor 2025) konferenca “Pellgu ujëmbledhës i liqenit të Shkodrës”.Takimi mblodhi së bashku përfaqësues të ministrive të linjës nga të dy shtetet, autoritete të pushtetit vendor, përfaqësues të Delegacionit të Bashkimit Europian në Shqipëri, komisioneve kombëtare të UNESCO-s, si…

Lexo më shumë