Parlamenti Evropian, ka miratuar një rezolutë përmes së cilës ka shprehur shqetësime për diskriminimin e pakicave kombëtare në Serbi. Në pjesën raportit ku përmenden shqiptarët, Parlamenti Evropian vlerëson se pasivizimi i mijëra adresave të shqiptarëve nga Serbia është zbatim kufizues dhe arbitrar i ligjit. Nëse në tërësi nuk po arrihet të ndalohet diskriminimi i shqiptarëve në Serbi, të paktën në sferën ndërkombëtare ka arritur të futet në listën e problemeve që po evidentohen dhe po kërkohet të zgjidhet. Përmes një rezolute të miratuar mbi raportet e Komisionit për Serbinë për…
Lexo më shumëAkademik Jashar Rexhepagiqi – Një jetë në shërbim të dijes dhe pedagogjisë shqiptare
Më 16 janar 1929, në qytetin e Plavës, lindi një nga figurat më të ndritura të arsimit shqiptar në ish-Jugosllavi – Akademik Prof. Dr. Jashar Rexhepagiqi. Me një karrierë të jashtëzakonshme në fushën e arsimit, shkencës dhe jetës akademike, ai mbetet një ndër themeluesit e mendimit pedagogjik modern shqiptar. Shkollimin fillor e kreu në vendlindje, gjimnazin në Beran dhe më pas në Pejë. Studimet universitare i përfundoi në Fakultetin Filozofik të Zagrebit, në grupin e lëndëve pedagogjike, ku diplomoi në vitin 1953. Gradën doktor shkence e mori në vitin 1965,…
Lexo më shumëNjë donacion i çmuar për Shtëpinë e Kulturës në Vuthaj nga vëllezërit Ahmetaj
Sot, në Shtëpinë e Kulturës në Vuthaj, mbërriti një donacion me shumë vlerë për këtë godinë të ndërtuar me kontributin bujar të mërgatës sonë. Kelmend Riza Ahmetaj, i cili jeton në Vuthaj, në bashkërendim me vëllezërit e tij, Fadil dhe Demush Ahmetaj nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dhuruan 2500 dollarë amerikanë për blerjen e 50 karrigeve dhe 6 tavolinave portative (të palosshme). Ky donacion u bë në nder dhe kujtim të babait të tyre të ndjerë, Riza Zymer Ahmetaj, duke e kthyer veprën në një akt dashurie dhe respekti…
Lexo më shumëProf. Rexhë M. Gjonbalaj: Arsimtar, pedagog dhe atdhetar i përkushtuar
Prof. Rexhë M. Gjonbalaj lindi në fshatin Vuthaj të Plavë-Gucisë në vitin 1934 dhe ndërroi jetë më 15 maj 1995 në qytetin e Pejës. Ai ishte një nga figurat më të dalluara të arsimit shqiptar në Kosovë dhe një zë i fortë i çështjes kombëtare shqiptare përgjatë gjysmës së dytë të shekullit XX. Pasi përfundoi studimet në fushën e shkencave ekzakte, ai i përkushtoi jetën profesionit të mësimdhënësit, të cilin e ushtroi për afro 40 vjet rresht në Normale dhe më pas në Gjimnazin e Pejës “11 Maji”, sot i…
Lexo më shumëShqiptari në SHBA futet me armë në aeroplan, momenti kur arrestohet dhe i gjendet revolja
Kamerat e vendosura në uniformat e policisë amerikane shfaqin momentin kur pjesëtarët e policisë së Çikagos arrestuan një pasagjer të armatosur me një armë të mbushur në një aeroplan në aeroportin ndërkombëtar O’Hare – vetëm pak minuta para se të ngritej në ajër fluturakja, shkruan New York Post. Besnik Ismajlaj, 53 vjeç, kaloi kontrollin e sigurisë me armën gjatë një ndërrimi turni në një pikë kontrolli sigurie të TSA muajin e kaluar, dhe hipi në fluturimin e tij me një pistoletë gjysmëautomatike Glock 9 mm në çantën. Videoja e publikuar tregon…
Lexo më shumë