Hasan Llunji – myftiu i Ulqinit viktimë e komunizmit

Hafiz Hasan Llunji(1897-1944) 80-vjetori i krimeve të komunistëve në Ulqin (1897-1944) Organizimi i takimeve përkujtimore kushtuar personave apo ngjarjëve të ndryshme paraqet moment nderimi  dhe vlerësimi si kudo në botën e qytetëruar. Përkujtimi për hafiz Hasan Llunjin me rastin e 80-vjetorit të vrasjes e vlerësoj si homazh për të gjithë viktimat shqiptare në Ulqin dhe viset tjera shqiptare në Mal të Zi, të cilët u eliminuan me rastin e vendosjës së pushtetit të komunistëve me përfundimin e Luftës së Dytë Botërore. Një takim i tillë është në favor të shpalosjes…

Lexo më shumë

Ferhat Draga – atdhetar e mbrojtës i çështjes kombëtare shqiptare, Kelmendas me origjinë nga Vuthajt

Familja e Ferhat Dragës kishte origjinën nga Vuthajt dhe i përkiste fisit të Kelmendit. Pas një periudhe, kjo familje u shpërngul nga Vuthajt dhe u vendos në fshatin Draga, i cili sot i përket komunës së Tutin. Kjo familje zotëronte prona të mëdha dhe, me kalimin e kohës, nga fshati Draga u shpërngul në Mitrovicë, ndërsa në Shkup ndërtoi një shtëpi madhështore. Nga kjo familje fisnike rrjedhin personalitete të shquara që dhanë kontribut të çmuar për çështjen kombëtare shqiptare. Vëllai i Ferhatit, Nexhip Draga, kishte qenë kryetar i partisë “Xhemijeti”,…

Lexo më shumë

Agjencia e Statistikave të Kosovës nderon me mirënjohje bashkëvendësin tonë, Mr. Sci. Ramiz Ulaj

Sot, më 19 dhjetor 2024, me rastin e përfundimit të projektit të Regjistrimit të Popullsisë, Ekonomive Familjare dhe Banesave në Republikën e Kosovës, u organizua një darkë solemne për të shënuar këtë ngjarje tejet të rëndësishme për vendin tonë dhe zhvillimin e tij të përgjithshëm. Me këtë rast, nga Agjencia e Statistikave të Kosovës, institucion që vepron nën juridiksionin e Kabinetit të Kryeministrit të Kosovës, u nda një mirënjohje e veçantë për Mr. Sci. z. Ramiz Ulaj. Ky vlerësim i është dhënë për angazhimin, punën dhe përkushtimin e tij, jo…

Lexo më shumë

Një krenari e madhe për prindërit dhe vendin e tyre: Syzana Vuçetaj – rruga e suksesit të madh

Në një qytet të madh si New York-u, ku miliona histori bashkëjetojnë çdo ditë, një kapitull i veçantë u shkrua para ca ditësh nga Syzana Vuçetaj. Vajza me origjinë nga Malësia (Vuthaj) mbrojti me sukses temën e doktoraturës në matematikë, duke arritur një kulm të lartë arsimor që do të mbetet si një testament i punës, përkushtimit dhe krenarisë së saj familjare. Prindërit e Syzanës, Sania e lindur në Amerikë në një familje të njohur me prejardhje nga Tripoja dhe Sadriu që dikur kishte lënë Malësinë (Vuthaj) për të ndërtuar…

Lexo më shumë

LAJM MORTOR NGA FAMILJA GJONBALAJ

Njoftojmë komunitetin se në moshën 83-vjeçare ka ndërruar jetë e dashura jonë: NAZA (KUÇEVIÇ) GJONBALAJ (bashkëshortja e të ndjerit Brahim Jakupit) E pamja do të jetë e hapur nesër (e Martë) nga ora 4:00PM deri në 9:00PM , në adresën: Albanian-American Islamic Center of Queens 72-24 Myrtle Ave Glendale, NY 11385 Nisja drejt varrezave do të fillojë të mërkurën në orën 10:00, ndërsa varrimi i të ndjerës do të bëhet në orën 11:30, në adresën: Washington Memorial Park Mount Sinai, NY 855 Canal Road Të pikëlluar: djemtë, Zymeri, Enveri, Sadrija…

Lexo më shumë