Të gjithë të akuzuarit në rastin e “grushtshtetit” në ditën e zgjedhjeve parlamentare në Mal të Zi në vitin 2016, u shpallën të pafajshëm me vendim të Gjykatës së Lartë në Podgoricë. Vendimin e mori një trup gjykues prej tre anëtarësh i gjyqtarit Zoran Radoviq. “Nuk kishte asnjë provë se të akuzuarit ishin fajtorë për veprat për të cilat ngarkoheshin, kështu që ata lirohen nga akuzat”, tha Radoviq. Vendimi liroi shtetasit rusë Eduard Shishmakov dhe Vladimir Popov, të akuzuar për organizimin dhe financimin e ndryshimit të dhunshëm të Qeverisë në…
Lexo më shumëPËRVJETOR I DHIMBSHËM QË NUK DUHET HARRUAR
Masakra në Srebrenicë është krimi më i rëndë i luftës në Evropë i bërë pas Luftës së Dytë Botërore, prej korrikut të vitit 1995 gjatë luftës në Bosnje e Hercegovinë. Masakra është bërë me anë të vrasjeve masive të meshkujve dhe djemve të zënë rob të moshës prej 12 deri 77 vjeç, të realizuara sipas planeve të hartuara që më herët. Gjenocidi ka ndodhur në qytetin e Srebrenicës dhe në rrethinën e saj dhe e kanë kryer Ushtria e Republikës Serbe nën komandën e gjeneralit Ratko Mlladiq dhe forcat paramilitare…
Lexo më shumëGjenocidi në Bihor dhe qëndresa e heroinës Emina Buçanit!
Arsllan Buçan dhe Senica gjat luftës së dytë botërore Ismet Azizi Në rajonin e Bihorit në janar të vitit 1943 ndodhi shfarrosje, dëbim e spastrimit etnik kryer nga njësitë çetnike nën udhëheqjen e Pavel Gjurishiqit, që karakterizohet nga një përqindje veçanërisht e lartë e nënave e fëmijëve në mesin e viktimave. Pasojat e Luftës së dytë Botërore ishin të shumta. Rreth 62 milion njerëz, që është ekuivalentja e 2.5% e popullsisë së planetit, humbën jetën. Por në Gadishullin ballkanik ishte krejt ndryshe nga ajo që ndohi me popujt tjerë të Evropës.…
Lexo më shumëLAPSH është dhe mbetet institucioni i vetëm që i bashkon të gjithë shqiptarët
“Prej 384 nxënësve sa ka LAPSH-i në kantonin e Cyrihut me 48 klasa, 8 mësues, 34 prej tyre sivjet përfunduan shkollën plotësuese shqipe. Duhet të thënë dhe pranuar, se LAPSH-i për këto 33 vite ka bërë shumë ose më të mirën e mundshme. Mësuesit e shkollës plotësuese shqipe në LAPSH ishin dhe janë heronjtë e diasporës që punuan shumë për të ruajtur gjuhën shqipe.Falënderojmë edhe shtetin zviceran që na ka mundësuar gjithashtu që të zhvillohet mësimi shqip në shkollat zvicerane“. Rümlang, 6 korrik “Kam emocione të papërshkrueshme kur i shoh…
Lexo më shumë** P Ë R K U J T I M: Adem Istref Ahmetaj**
U mbushën 20 vite që u ndave nga ne. Atë ditë të 6 Korrikut ti dhe frymën e fundit, aty në vendlindje ku u linde dhe u rrite, aty i rrethuar nga kurorat e bjeshkëve tona ku përjetësisht pushon shpirti yt i bardhë, aty në trojet stërgjyshore që deshe shumë. Ti u ndave nga ne fizikisht, por me ne jo kurrë sepse ne kurrë nuk do shuajmë dashurinë për ty. Me ne je për çdo ditë, na shoqërojnë buzëqeshja jote, urtia jote dhe këshillat tua. Ti ike, por prapa le…
Lexo më shumë