Liga Qytetare Shqiptaro-Amerikane dënon ashpër kërcënimin publik të Vuçiqit kundrejt shqiptarëve të Luginës

ot, më 14 Prill 2024, gjatë një vizite tek Njësia Speciale Policore “Kobra”, presidenti serb Aleksandar Vuçiq bëri një deklaratë publike kërcënuese ndaj shqiptarëve etnik në Luginë të Preshevës, duke deklaruar se “secili që punon kundër Kushtetutës së Serbisë do të arrestohet menjëherë.” Vuçiq e bëri këtë deklaratë, gjersa njoftoi se nesër do takohet me Milorad Dodik, president i Republika Srpska. Dodik është në listën e zezë të SHBA-ve dhe konsiderohet si kërcënim madhor për paqen dhe stabilitetin në Ballkan. Ndaj këtyre deklaratave ka reaguar Liga Qytetare Shqiptaro-Amerikane. “Liga Qytetare…

Lexo më shumë

Arrestohet ish-kryeprokurori special i Malit të Zi, nën akuzë për krijimin e një organizate kriminale (video)

Me urdhër të Prokurorisë Speciale të Malit të Zi, ish-kryeprokurori special, Millivoje Katniq, dhe ish-zyrtari i lartë i policisë, Zoran Llazoviq, u arrestuan mëngjesin e së dielës, konfirmoi për Radion Evropa e Lirë Prokuroria Speciale e këtij vendi. “Katniq dhe Llazoviq janë privuar nga liria për shkak të dyshimit se kanë kryer veprat penale të krijimit të organizatës kriminale dhe keqpërdorimit të pozitës zyrtare”, tha zëdhënësi i Prokurorisë Speciale, Vukas Radonjiq. Ai shtoi se arrestimet janë kryer në bashkëpunim me agjencinë evropiane të policisë, Europol. “Bastisjet e banesave dhe objekteve…

Lexo më shumë

Ymer Halil Kuka 1942- 2024 : Vullnetar i Batalionit Atlantiku ushtar i lirisë së Kosovës

Binak ULAJ Pasi i ishte dhënë lamtumira e fundit  dhe ishte varrosur me nderime të veçanta si luftëtar i lirisë në Nju Jork, më 24 mars 2024 ,  shokët e kamotshëm, Meriman Braha, Zymer Neziri dhe Binak Ulaj,  së bashku me Shoqatën e të Burgosurve  Politikë dhe Shoqërinë Lëvizja, më 6 prill 2024, në Prishtinë, organizuan  pritje për ngushëllime për ndarjen nga jeta të  ushtarit të UÇK-së, pjesëtar i Batalionit Atlantiku, Ymer Halil Kuka.  Djali  i Ymerit, Arbeni, vëllai, Mustafa dhe reja, Luljeta, që kishin ardhur apostafat nga SHBA-të dhe familjarët në vendlindje, do të ndajnë dhembjen  me  bashkëluftëtarë, veteranë të UÇK-së, zyrtarë të…

Lexo më shumë

Arkeologët në Kroaci: Kemi gjetur një përkrenare ilire, ajo është më shumë se 2500 vjet e vjetër

Katër vjet pas zbulimit fantastik të një helmete ilire 2500 vjeçare nga Zakotoreci i Peljesacit, arkeologët mëngjesin e djeshëm, pothuajse në të njëjtin vend, gjetën një tjetër edhe më të vjetër! Lajmin u kumtua nga Marta Kalebota, arkeologia kroate nga Muzeu i Qytetit të Korculës dhe anëtare e ekipit arkeologjik që gërmon me zell në Zakotorac. I njëjti ekip që gjeti helmetën e parë në vitin 2020 gjeti edhe një të dytë, pak më të vjetër, por detajet do të përcaktohen nga analiza e detajuar, shkruan slobodna dalmacija. “Hrvoje mori një…

Lexo më shumë

FONDACIONI PLAVË-GUCI DO MBAJ KUVENDIN E RREGULLT ZGJEDHOR

Të nderuar bashkëvendas nga Plava dhe Gucia, anëtarë dhe kontribuues të Fondacionit Plavë-Guci që jetoni dhe punoni në New York, New Jersey dhe Connecticut, ju njoftojmë se më datën 14 Prill, duke filluar në orën 12:00 PM, do të zhvillohen zgjedhjet e reja për Kryesinë e FPG.  Ky njoftim është jo vetëm një lajmërim, por edhe një ftesë për të marrë pjesë në zgjedhjet e reja si kandidat ose zgjedhës për Kryesinë e re të FPG. Shpresojmë në pjesëmarrjen tuaj për të vazhduar përpara së bashku. Pa dashur të krenohemi…

Lexo më shumë