Grupet e organizuara kriminale në Mal të Zi tani po kërkojnë një “litar shpëtimi” në partitë që janë gati të marrin pushtetin pas zgjedhjeve në qershor, tha kryeministri Dritan Abazoviq. Në një intervistë, Abazoviq paralajmëroi qeverinë e ardhshme për, siç tha ai, një fatkeqësi nëse lufta kundër grupeve të tilla ndalet nën qeverinë e re. Ai deklaroi se figura të larta të strukturave kriminale në Mal të Zi po përpiqen të gjejnë lidhje në partitë që do të përbëjnë shumicën e re qeverisëse, shkruan Vijesti i Podgoricës. “Njerëz të tillë…
Lexo më shumëNimanbegu: Incidentet shoviniste nuk janë e rastësi, rezultat i politikës së kultivuar të urrejtjes ndaj pakicave
Në Mal të Zi ditët e fundit ka pasur disa incidente , në të cilët përsëri është promovuar gjuha e urrejtjes ndaj pakicave, kryesisht shqiptarëve. Në ndeshjen Buduqnost Deçiq u dëgjuan brohoritje antshqiptare të tifozëve të klubit nga Podgorica, në Ulqin në një shtëpizë në Adën e Bunës u shpalos një foto e kriminelit të luftës Ratko Mlladiq, ndërsa portali IN4S publikoi dy shkrime me gjuhë të urrejtes ndaj shqiptarëve dhe kroatëve. I pari i bazuar në një video që qarkullonte në rrjetet sociale, ku disa të rinj shqiptar fyenin…
Lexo më shumëShqipëria sjellë trupa shtesë në Kosovë
Një tjetër kontingjent i Forcave të Armatosura të Shqipërisë i është bashkuar misionit të KFOR-it, në Kosovë, duke e shtuar edhe më shumë kontributin e Shqipërisë në Aleancë. Lajmin e ka bërë të ditur ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Niko Pelleshi. Lexoni të plotë postimin: Një tjetër kontingjent, i bashkohet misionit të KFOR, në Kosovë, duke e shtuar edhe më shumë kontributin e Shqipërisë në Aleancë. Pjesëmarrja jonë në këtë mision të NATO-s, është një tregues i qartë i vendosmërisë së Shqipërisë për të ndihmuar dhe mbrojtur paqen në rajon.…
Lexo më shumëSpajiq shpallet mandatar për formim të Qeverisë në Mal të Zi
Presidenti i Malit të Zi, Jakov Millatoviq e ka zgjedhur liderin e partisë Evropa Tani, Millojko Spajiq si mandatar për kryeministër dhe formim të Qeverisë së re. Ai e ka marrë këtë vendim dy muaj pas mbajtjes së zgjedhjeve të përgjithshme në këtë shtet. Spajiq i ka tani 90 ditë për të formuar koalicion dhe për ta formuar Qeverinë. “Pres përgjegjësi dhe përshtatshmëri nga Spajiq, dhe të gjithë aktorët politikë që marrin pjesë në negociatat për formim të Qeverisë”, ka thënë Millatoviq. “Besoj se në këtë moment, Mali i Zi…
Lexo më shumëZbulim unik, arkeologët përfundojnë gërmimet në ‘qytetin e panjohur’ ilir, në Bushat të Shkodrës
Një ndërtesë unike ku mund të ishin zhvilluar ceremoni të rëndësishme politike dhe fetare dhe një sistem muresh që daton që nga periudha helenistike janë zbulimet që arkeologët nga Qendra Kërkimore e Antikitetit të Evropës Juglindore në Universitetin e Varshavës bënë në sezonet e gërmimeve që përfunduan në korrik në Bushat të Shkodrës. Prej vitit 2018-të arkeologët kanë bërë kërkime mbi një “qytet të panjohur”, një zonë e gjerë pranë qytetit antik të Shkodrës, e rrethuar me mure ciklopike. Ndërtesa ishte rreth 2,400 vjet e vjetër me “tre dhoma te…
Lexo më shumë