Joseph përballë Lajçakut në Mal të Zi, e pyet direkt pse Vuçiq nuk është distancuar nga sulmi terrorist në veri

Profesori amerikan, Edward Joseph, gjatë forumit 2BS” në Mal të Zi, i ka bërë pyetje përfaqësuesit të BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak që ndërlidhet me Serbinë. Joseph ka pyetur Lajçakun, se pse presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, nuk është distancuar nga sulmi terrorist në veri. Po ashtu, ka sugjeruar që SHBA-ja dhe BE-ja të bëjnë presion ndaj Beogradit që të zgjedhë përfundimisht Perëndimin, duke i paraqitur Serbisë dhe Kosovës marrëveshjen “merre ose lëre””. Lajçak tha se ngjarja e 24 shtatorit nuk ishte aksidentale, por një çështje e rëndë dhe e…

Lexo më shumë

U varros në mes të alpeve shqiptare, çfarë la pas studiuesi gjerman Elsie

Më 2 tetor 2017, ndërroi jetë albanologu Robert Elsie. Studiuesi gjerman me origjinë kanadeze rrëmoi në gurrën popullore shqiptare, duke nxjerrë në pah, faqe botës, tiparet dalluese të kombit në rrjedhë të shekujve. Në përmbushje të amanetit të tij të fundit, Robert Elsie u varros në mes të Alpeve të Shqipërisë, në fshatin turistik të Thethit, të cilit i kushtoi edhe një nga librat e tij të shumtë, duke dëshmuar për herë të fundit lidhjen e tij me Shqipërinë dhe shqiptarët. Vepra e konsiderueshme që la pas përbën një pasuri…

Lexo më shumë

PËRCJLLJE E DINJITETSHME E LUFTËTARIT PËR ÇËSHTJEN KOMBËTARE (foto)

Sot në Boston, ShBA iu dha lamtumira e fundit At Arthur Liolinit. Atdhetari i shquar At Arthur Liolini ishte një patriot i shquar i komunitetit shqiptaro-amerikan. gjate jetes se tij a dha një kontribut të shquar në aspektin kombëtar për sensibilizimin e promovimin e kauzës tonë kombëtare në SHBA dhe për  shkeputjen e ndikimit të Kishës Ortodokse Greke në Kishën Ortodokse Shqiptare. Në ceremoninë e  lamtumirës së fundit, në mesin e pjesëmarrësve për të nderuar personalitetin,  jetën dhe veprën e At Arthur Liolinit, kanë marre pjese  edhe dy aktivistë të dalluar nga treva jonë  dhe…

Lexo më shumë

Situata në veri, Abazoviq: Kosova kishte paralajmëruar, ndërkombëtarët duhet të marrin përgjegjësinë

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, i cili mori pjesë në ministerialin e ministrave të Jashtëm të Procesit të Berlinit, në Pallatin e Brigadave ka komentuar situatën mes Kosovës dhe Serbisë. Në fjalën e tij ai theksoi se ndërkombëtarët duhet të ndërhyjnë në këtë tension duke shtuar Kosova kishte paralajmëruar se në veri ka kriminelë. Më tej ai nënvizoi se ndërkombëtarët duhet të marrin përgjegjësinë e vet. “Unë pres nga autoritetet e Kosovës dhe nga autoritetet e Serbisë, por dhe nga ndërkombëtarët. Ndërkombëtarët nuk munden me larë duart prej…

Lexo më shumë

Mali i Zi arreston edhe një të dyshuar për krime lufte në Kosovë

Policia malazeze ka njoftuar sot se ka arrestuar një person të dyshuar për krime lufte kundër popullatës civile në Kosovë, që është arrestimi i dytë i të dyshuarve për krime lufte në dhjetë ditët e fundit. Policia në Herceg Novit ka arrestuar dje I.B. (48) nga Kosova, sipas fletarrestit të Interpolit dhe për të siguruar praninë e tij në procedurën penale kundër tij në Kosovë, ka thënë policia malazeze. Gjykata e Lartë në Podgoricë i ka caktuar të arrestuarit masën e paraburgimit ekstradues. Në njoftimin e policisë nuk jepen detaje…

Lexo më shumë