Aktivizohet në Shqipëri Shtabi i Përparuar i Komandës së Forcave Speciale Amerikane në Evropë. Ky shtab do ofrojë ekspertizë të lartë dhe do të sigurojë ndërveprueshmëri me Forcat Speciale shqiptare, por edhe me ato të rajonit. Për ambasadoren amerikane në Shqipëri Yuri Kim, prania e kësaj baze amerikane, tregon se lidhjet mes Shqipërisë dhe SHBA janë më të forta se kurrë. “Vitin e kaluar mikpritët “Defender ‘21” duke dëshmuar se marrëdhënia jonë e sigurisë ishte gati për nivelin tjetër. Dhe ja ku jemi. Me vënien në funksion të Task Forcës…
Lexo më shumëMediumi gjerman: Kosova një prej vendeve të mundshme prej ku mund t’i dërgohen aeroplanë Ukrainës
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë refuzuar ofertën e Polonisë për t’i dërguar disa aeroplanë MIG-29 nga epoka e sovjetizmit drejt Ukrainës përmes një baze ushtarake amerikane në Gjermani, shkruan “Tagesschau”. Nga Pentagoni kanë thënë se një propozim i tillë ka ngritur “shqetësime serioze” për gjithë NATO-n. Lidhur me këtë çështje ka shkruar edhe mediumi gjerman “Tagessachau”, duke treguar se transferimi i drejtpërdrejtë i aeroplanëve për në Ukrainë me sa duket nuk është planifikuar nga SHBA-të, derisa potencojnë se një prej skenarëve të mundshëm është që avionët të rilyhen në bazën e…
Lexo më shumëKomuniteti Shqiptaro-Amerikan dhe Komuniteti Ukraino-Amerikan do te zhvillojnë një demonstratë para Misionit të Rusisë në New York
NJOFTIM Komuniteti Shqiptaro-Amerikan dhe Komuniteti Ukraino-Amerikan do te zhvillojnë një demonstratë para Misionit të Rusisë në Organizatën e Kombeve të Bashkuara. Demonstrata do të bëhet në Manhattan në East 67 Rrugë midis Park Avenue dhe Lexington Avenue, të shtunën me 12 Mars duke filluar në ora 11 të mëngjesit e deri në orën 3 pas dite. Diaspora Ukraino-Amerikane dhe Shqiptaro-Amerikane janë shumë të shqetësuara për fatin e popullit të Ukrainës të sulmuar barbarisht nga forcat ushtarake të Rusisë. I gjithë kombi shqiptar është i shqetësuar për gjenocidin rus në Ukrainë…
Lexo më shumëNATO merr vendim: Avionët e Polonisë Mig-29 i jepen Ukrainës
NATO dhe SHBA-të duket se kanë vendosur më në fund që të furnizojnë Ukrainën me avionë Mig-29, ashtu siç ishte planifikuar më herët. Aleanca e kishte bërë këtë plan që javën e shkuar, por kërcënimet ruse si dhe droja e Polonisë për të kryer një veprim të tillë ndaj Ukrainës, ndërkohë që Putini kishte shpallur armik çdo shtet që ndihmonte Kievin, bëri që vendimi të zgjatej në kohë dhe të gjendej një modul tjetër. Kështu, Polonia nuk do t’ia japë direkt Ukrainës avionët e saj Mig-29, por do t’ia dorëzojë…
Lexo më shumëRusia sulmon Konsullatën e nderit të Shqipërisë në Ukrainë
Rusia nuk po kursen as objektet e misioneve diplomatike në Ukrainë. Së fundmi është sulmuar edhe Konsullata e Nderit e Republikës së Shqipërisë në Ukrainë. Konsullata e Nderit e Shqipërisë në qytetin e Kharkovit ka njoftuar se stafi i misionit diplomatik ndodhet në vend të sigurt. “Në orën 23:15, Konsullata e Nderit e Republikës së Shqipërisë u garantua si pasojë e një sulmi ajror të trupave ruse. Konsulli i Nderit dhe stafi i konsullatës janë aktualisht të sigurt”, thuhet në njoftimin e konsullatës. Ndërsa sot gjatë ditës, presidenti i Rusisë…
Lexo më shumë