Vedat Gashi kandidon për vendin e Eliot Engelit në Kongresin Amerikan

Me 8 shkurt, ligjvënësi i Kontesë Westchester, shqiptaro-amerikani Vedat Gashi ka regjistruar zyrtarisht kandidaturën e tij për Kongresin Amerikan. Ai ka paraqitur dokumentet e nevojshme në Komisionin Federal të Zgjedhjeve duke hedhur hapin e parë për të sfiduar kongresistin e Distriktit 16, Jamaal Bowman në zgjedhjet paraprake të Partisë Demokrate në 23 qershor. Kjo është zona që ka përfaqësuar në Kongres për vite me radhë kongresisti i njohur Eliot Engel, themelues dhe bashkëkryetar i Kaukusit të Çështjeve Shqiptare në Dhomën e Përfaqësuesve. Një nga miqtë më të mëdhenj të shqiptarëve…

Lexo më shumë

La Stampa (1916) : Ismail Qemal beu dhe Esad pasha janë takuar dhe pajtuar në Paris

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 15 Shkurt 2022 “La Stampa” ka botuar, të shtunën e 29 prillit 1916, në faqen n°5, një shkrim në lidhje me takimin dhe pajtimin e Ismail Qemalit dhe Esad Toptanit asokohe në Paris, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar : Pajtimi midis Ismail Qemal beut dhe Esad pashait (Shërbimi special i Stampa-s ) “Paris, 28 prill. Urrejtjet e vjetra mes dy fraksioneve kryesore shqiptare kanë pushuar. Mëngjesin e sotëm Ismail Qemal beu, ish-presidenti i Qeverisë së…

Lexo më shumë

Miku i Kosovës për Putinin: Ai është i gatshëm të vrasë mijëra njerëz, do të shpallet kriminel lufte

Wesley Clark Gjenerali amerikan i pensionuar, miku i Kosovës, Wesley Clark ka folur për televizionin HTV. Clark i cili në vitin 1999 i udhëhoqi forcat e NATO-s në intervenimin ushtarak për çlirimin e Kosovës, ka paralajmëruar se presidenti rus, Vladimir Putin se nuk vendos vet nëse do të ketë luftë apo jo. I pyetur se cili është skenari i radhës në krizën aktuale në Ukrainë, Clark thotë: “Mendoj se Ukraina duhet të jetë e fuqishme. Putini duhet të vendos se a do të paguaj çmimin e rëndë nëse vërtetë dëshiron…

Lexo më shumë

Abazoviq i gatshëm ta merr postin e kryeministrit të Malit të Zi

Lideri i lëvizjes URA, Dritan Abazoviq, tha se nuk ka listë të anëtarëve të qeverisë së ardhshme të Malit të Zi. Javën e kaluar është shkarkuar qeveria e udhëhequr nga Zdravko Krivokapiq, por nuk është shpërndarë parlamenti dhe po kërkohen alternativa për krijimin e një qeveri të re. “Unë do të doja që Mali i Zi të merrte qeverinë e 43-të dhe, pavarësisht se sa do të zgjasë dhe cila ishte axhenda e tij, të bënte diçka për të reduktuar polarizimin në shoqërinë malazeze dhe për të përmirësuar rrugën drejt…

Lexo më shumë

Komuna e Tuzi ndanë 30 mijë euro bursa për studentët nga Malësia

Në ambientet e ndërtesës së Komunës së Tuzit, kryetari i Komunës, z. Nik Gjeloshaj bëri ndarjen e bursave për 30 studentët më të mirë të përzgjedhur nga Komisioni për ndarjen e bursave për vitin akademik 2021/2022. Gjeloshaj në fjalën e tij drejtuar studentëve ndër të tjera tha se ashtu siç kemi dyfishuar shumën e të hollave nga 50€ në 100€ në muaj për secilin student fitues të bursës, ashtu do të vijojë përkrahja jonë edhe në të ardhmen ndaj të rinjve, sepse arritjet tuaja janë sukses i yni i përbashkët.

Lexo më shumë