Mali i Zi lehtëson masat anti-COVID, hyrjet pa certifikatë vaksinimi

Mali i Zi ka lehtësuar masat anti-COVID që nga e premtja (11 mars), e të cilat masa do të vlejnë deri më 24 mars. Sipas informacioneve të publikuara nga Ministria e Shëndetësisë e Malit të Zi, qytetarët që duan të hyjnë në Mal të Zi nuk kanë nevojë për certifikatë vaksinimi. “Shtetasit e Malit të Zi por edhe të huajt mund të futen në Mal të Zi përmes të gjitha pikëkalimeve kufitare pa (posedimin) certifikatën COVID”, thuhet në njoftim. Lidhur me lehtësimin e masave antiCOVID në Mal të Zi, Ministria për…

Lexo më shumë

Kryediplomati i Maqedonisë së Veriut, Osmani takohet me zv.kryeministrin e Malit të Zi, Abazoviq

Ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, është takuar me zëvendëskryeministrin e Malit të Zi, Dritan Abazoviq, në margjinat e Forumit Diplomatik në Antalya, transmeton Anadolu Agency (AA). Këtë e bëri të ditur kryediplomati Osmani nëpërmjet llogarisë së tij zyrtare në rrjetet sociale. “Dy vendet kanë orientim të qartë gjeopolitik, anëtarë të NATO-s. Mbështetje të fuqishme për sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës, partnerë kredibil të BE-së të harmonizuar 100 për qind me PBJS (politikë të përbashkët të jashtme dhe të sigurisë) dhe të bashkuar e vendosur në…

Lexo më shumë

Fenomenet sociale dhe politike që i ndjekin shqiptarët

Libri “Debati i munguar” i autorit Nail Draga, brenda kopertinave është një përzgjedhje e artikujve, analizave, kumtesave dhe recensioneve të vet autorit, të cilat janë publikuar prej vitit 2002 e më pas në mediat e shkruara dhe elektronike në hapësirën mbarëshqiptare, dhe më gjërë. Botimi në fjalë, paraqet një letërnjoftim mbi problemet dhe fenomenet sociale dhe politike të cilat në vazhdimësi e kanë ndjekur popullatën shqiptare në shtetin e quajtur Mali i Zi Autori i librit adreson tema të rëndësishme dhe aktuale të cilat janë në koherencë me kohën dhe…

Lexo më shumë

Shtetësia malazeze çështje jo vetëm politike

Vendimi i Qeverisë së Malit të Zi, në ditën kur humbi votëbesimin(4 shkurt) për të lejuar marrjën e shtetësisë malazeze qytetarëve të huaj të cilët kanë qendirm të përhershëm  ma shumë së pesë vite është kontestuar nga opozita dhe shoqëria civile, e cila një vendim të tillë e cilëson me motive politike për të ndryshuar strukturës etnike të popullsisë si dhe rritjen e elektoratit votues serb, që do të ndikojë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare Nail  Draga Se Mali i Zi është mjedis i pakonsoliduar politikisht dëshmon konstatimi se në ditën e votëbesimit të Qeverisë,…

Lexo më shumë

SHBA aktivizon në Shqipëri Shtabin e Forcave Speciale për Evropën

Aktivizohet në Shqipëri Shtabi i Përparuar i Komandës së Forcave Speciale Amerikane në Evropë. Ky shtab do ofrojë ekspertizë të lartë dhe do të sigurojë ndërveprueshmëri me Forcat Speciale shqiptare, por edhe me ato të rajonit. Për ambasadoren amerikane në Shqipëri Yuri Kim, prania e kësaj baze amerikane, tregon se lidhjet mes Shqipërisë dhe SHBA janë më të forta se kurrë. “Vitin e kaluar mikpritët “Defender ‘21” duke dëshmuar se marrëdhënia jonë e sigurisë ishte gati për nivelin tjetër. Dhe ja ku jemi. Me vënien në funksion të Task Forcës…

Lexo më shumë