“Mercenarë nga Shqipëria e Kosova”/ REL: Çfarë pritet nga vizita oficerit të inteligjencës ruse në Beograd

Mediat pro-qeveritare në Serbi kanë raportuar se oficeri i parë i inteligjencës së Kremlinit, Nikolai Patrushev, i cili është bashkëpunëtor i ngushtë i presidentit rus, Vladimir Putin, do të vizitojë Beogradin më 28 shkurt. Sipas këtyre raportimeve, që kanë arritur edhe në mediat ndërkombëtare, Patrushev do të bisedojë me zyrtarët serbë për pretendimet se “mercenarët” nga Kosova, Shqipëria dhe Bosnje e Hercegovina “do të luftojnë në Ukrainë kundër palës ruse”. Ky informacion është prezantuar së voni nga ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov. Konfirmim zyrtar për këtë vizitë nuk ka ende, pasi…

Lexo më shumë

PËRKUJTIM: NIMAN (MEMA) BALIDEMAJ

Sa herë vjen muaji shkurt ne na sjellë mall e dhimbje. Në ditën e sotme 13 vite më parë u ndave nga ne më i shtrenjti ynë. Sa shumë na ka marr malli të rrijmë  bashkë si dikur, aty rreth sofrës së vjetër, aty ku ne fëmijtë e tu filluam hapat e para të jetës, aty në gjiun e Alpeve, aty afër ku të rrahë freskia e Liqenit të Plavës, e maja e Visitorit si rojtare qëndresash  na banë hije për të na shuar mallin e dhimbjen e shpirtit tonë.…

Lexo më shumë

Gjukanoviq: Qeveria e pakicës, për momentin opsioni më real

Presidenti i Malit të Zi Millo Gjukanoviq, prej Brukselit ku po qëndron për vizitë zyrtare, tha se pret rezultate të shpejta të bisedimeve për formimin e qeverisë së pakicës. “Nga përmbajtja e bisedimeve që po zhvillohen aktualisht do të shohim nëse do të jetë një qeveri e pakicës me mandat rreth një vit apo një tjetër që mund të zgjasë më shumë, qoftë edhe deri në fund të mandatit të këtij parlamenti. Në këtë moment, më duket më reale se do të arrihet konsensusi i nevojshëm për idenë e një…

Lexo më shumë

LAJM MORTOR NGA FAMILJA AHMETAJ

Me pikëllim të thellë lajmërojmë miqtë,  shokët dhe dashamirët se  më 20 Shkurt 2022, në New York,  u nda nga gjiri ynë familjar më e dashuri i ynë RRUSTEM (IBISH) AHMETAJ Linidi më 23 Gusht 1942 në fshatin Katundi i Ri , Pejë – vdiq më 20 Shkurt 2022, New York Funarali për të ndierin është ditën e Marte më 22 Shkurt 2022 duke filluar nga ora 2:00PM deri në ora 9:00PM në: Ruggiero & Sons Funeral home, që gjendet në këtë adresë: 732 Yonkers avenue, Yonkers NY 10704. Varrimi…

Lexo më shumë

Correspondance d’Orient (1908) / Kur presidenti i Lidhjes belge per të Drejtat e Njeriut i shkruante atij francez që të mbështeste lirimin e Dervish Himës nga autoritetet turke

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 20 Shkurt 2022 “Correspondance d’Orient” ka botuar, me 1 dhjetor 1908, në faqen n°7, një shkrim në lidhje me letrën e presidentit të Lidhjes belge per të Drejtat e Njeriut drejtuar asokohe atij francez për të mbështetur lirimin e Dervish Himës, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar : Z. Georges Lorand, president i Lidhjes belge për të Drejtat e Njeriut, sapo i ka dërguar letrën e mëposhtme z. Francis de Pressensé, president i Lidhjes franceze për…

Lexo më shumë