Partitë shqiptare me rekord të posteve ministrore në qeverin e ardhshme të Malit të Zi

Partitë e pakicave në qeverinë e ardhshme duhet të kenë të paktën pesë poste ministrore dhe një post nënkryetari që do t’i takonte Partisë Boshnjake. Siç meson Pobjeda, ky është epilogu i konsultimeve të përfaqësuesve të Lëvizjes qytetare URAme partitë e pakicave që u mbajtën të marten, transmeton Ulqini Online. Nga ky burim i Pobjedës i marrë nga udhëheqësit e lartë të partive të pakicave mësohet se partitë shqiptare dhe partia boshnjake po negociojnë së bashku në një paketë dhe se më pas ata do ti ndajnë postet me njëra-tjetrën.…

Lexo më shumë

VIDEO-Kurti: Për Manastirin e Deçanit duhet të ketë dialog

Kryeministri Albin Kurti, në emisionin “Prime” në RTK, tha se nga dialogu Kosovë-Serbi nuk duhet të përfitojë Serbia si shtet, por duhet të adresohen kërkesat e serbëve të Kosovës. “Ne nuk jemi kundër atyre por është Serbia kundër nesh. Edhe faktori ndërkombëtar është duke u bindur se ne jemi kreativ dhe në rrugë të drejtë”, tha Kurti në një intervistë në Radio Televizionin e Kosovës. I pyetur rreth kërkesës e SHBA-ve që të respektohet vendimi i Gjykatës Kushtetuese në lidhje me Manastirin e Deçanit, Kurti konsideron se vendimet që janë…

Lexo më shumë

Ish-sekretari i Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë së Kosovës, Burim Rreci kapet në Mal të Zi me 50kg drogë

Mediumi malazez “Vijesti” ka raportuar se ish-sekretari i Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë së Kosovës, Burim Rreci, është arrestuar sot në pikën kufitare Debeli Brijeg, pasi në veturën e tij janë gjetur rreth 50 kilogramë marihuanë, përcjell Gazeta Express. Por, kush është Burim Rreci? Burim Rreci ishte pjesë e partisë Nisma Socialdemokratike. Këto vitet e fundit, ai ka pasur disa “hyrje-dalje” në pozitën e Sekretarit të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë. Ai u emërua në pozitën e Sekretarit të Përgjithshëm të MTI-së n fillim të muajit shkurt të vitit 2018,…

Lexo më shumë

Vedat Gashi kandidon për vendin e Eliot Engelit në Kongresin Amerikan

Me 8 shkurt, ligjvënësi i Kontesë Westchester, shqiptaro-amerikani Vedat Gashi ka regjistruar zyrtarisht kandidaturën e tij për Kongresin Amerikan. Ai ka paraqitur dokumentet e nevojshme në Komisionin Federal të Zgjedhjeve duke hedhur hapin e parë për të sfiduar kongresistin e Distriktit 16, Jamaal Bowman në zgjedhjet paraprake të Partisë Demokrate në 23 qershor. Kjo është zona që ka përfaqësuar në Kongres për vite me radhë kongresisti i njohur Eliot Engel, themelues dhe bashkëkryetar i Kaukusit të Çështjeve Shqiptare në Dhomën e Përfaqësuesve. Një nga miqtë më të mëdhenj të shqiptarëve…

Lexo më shumë

La Stampa (1916) : Ismail Qemal beu dhe Esad pasha janë takuar dhe pajtuar në Paris

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 15 Shkurt 2022 “La Stampa” ka botuar, të shtunën e 29 prillit 1916, në faqen n°5, një shkrim në lidhje me takimin dhe pajtimin e Ismail Qemalit dhe Esad Toptanit asokohe në Paris, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar : Pajtimi midis Ismail Qemal beut dhe Esad pashait (Shërbimi special i Stampa-s ) “Paris, 28 prill. Urrejtjet e vjetra mes dy fraksioneve kryesore shqiptare kanë pushuar. Mëngjesin e sotëm Ismail Qemal beu, ish-presidenti i Qeverisë së…

Lexo më shumë