NJË MONEDHË ROMAKE ME SIMBOLE USHTARAKE E GJETUR NË PEJË

Vitin e kaluar në Pejë si zbulim rasti është gjetur një monedhë e kohës së perandorit romak Gordiani III.Edhe pse nuk ka vlerë të madhe materiale kjo monedhë paraqet dokument historik me rëndësi.  Prof.dr. Naser FERRI  Gjatë vitit 2021 në Pejë, si zbulim rasti ishte gjetur një monedhë e periudhës romake e punuar prej broncit. Kjo monedhë është gjetur në gjendje relativisht të mirë, me dëmtime të vogla në anën e majtë edhe në avers edhe në revers, por legjendat (mbishkrimet) janë lehtë të lexueshme.  Në avers (faqeja e monedhës) është paraqitja e portretit të djathtë të perandorit Gordiani IIIo rreth të cilës është mbishkrimi vijues: IMP GORDIANVS PIVS FEL AVG (ImperatorGordianus Pius Felix Augustus). Në bazë të paraqitjes…

Lexo më shumë

Krivokapiq: Po përballemi me grushtet

Kryeministri i Malit të Zi, Zdravko Krivokapiq, gjatë pjesmarrjes në konferencën për rëndësinë e mediave për Kapitullin 27 drejt integrimeve europiane, tha se në Mal të Zi momentalisht po kryhet grusht shteti. Edhe pse nuk e përmendi me emër, është e qartë se i referohej iniciativës së LQ URA për të rrëzauar qeverinë e tij. Në konferencë ishte prezent edhe zv.kryeministri Dritan Abazoviq, i cili  u përshëndet me Krivokapiq,  takim ky i parë i tyre që prej iniciativës për votëbesimin e qeverisë.

Lexo më shumë

LAJM MORTOR NGA FAMILJA BIBERAJ

Njoftojmë komunitetin miqtë shokët dhe dashamiret se sot më 24 Janar në New York ndërroi jetë në moshën 81 vjeçare më i dashuri ynë. AHMET REXHEP BIBERAJ 15 Maj 1940 – 24 Janar 2022 Trupi i të ndjerit do tëe jetë i ekspozuar nesër më datën 25 Janar 2022, në Funeralin që gjendet në këtë adresë: 945 E Main St, Shrub Oak, NY 10588 Duke filluar nga ora 2:00pm deri në orën 9:00pm. Varrimi bëhet të Mërkurën më datën 26 Janar 2022 në ora 10:00am të mëngjesit në varrezat që…

Lexo më shumë

Minus 6 gradë, dy të rinj sfidojnë motin në ujëvarën në Theth të Shqipërisë

Vendi është përfshirë nga temperatura të ulëta, reshje dëbore dhe acar, por disa të rinj nga Shkodra kanë zgjedhur të sfidojnë të ftohtin. Një grup të rinjsh kanë zgjedhur të eksplorojnë Thethin, ndërsa dy prej tyre janë futur për t’u larë në një prej ujëvarave në fshatin turistik të Thethit. E gjithë pjesa tjetër ndodhej në ngricë dhe borë përreth ujëvarës të rinjtë u zhveshën duke u futur në ujë për t’u larë, ndonëse temperaturat në atë zonë kanë arritur në -6 gradë.

Lexo më shumë