Minus 6 gradë, dy të rinj sfidojnë motin në ujëvarën në Theth të Shqipërisë

Vendi është përfshirë nga temperatura të ulëta, reshje dëbore dhe acar, por disa të rinj nga Shkodra kanë zgjedhur të sfidojnë të ftohtin. Një grup të rinjsh kanë zgjedhur të eksplorojnë Thethin, ndërsa dy prej tyre janë futur për t’u larë në një prej ujëvarave në fshatin turistik të Thethit. E gjithë pjesa tjetër ndodhej në ngricë dhe borë përreth ujëvarës të rinjtë u zhveshën duke u futur në ujë për t’u larë, ndonëse temperaturat në atë zonë kanë arritur në -6 gradë.

Lexo më shumë

Gjeloshaj: Qëndroj pas fjalëve të mia. Më vjen keq që Spajiq i mohon

Kryetari i Komunës së Tuzit, Nik Gjeljoshaj, në emisionin Link të RTMZ tha se i vjen keq që ministri i Financave, Millojko Spajiq, ka mohuar t’u ketë ofruar minoriteteve  zëvendësimin e URA-së në Qeveri. Ai tha se është gati të shkojë në poligraf, sepse qëndron pas fjalëve të tij. Gjeloshaj shtoi se nuk e dinte që Spajiq i kishte ftuar në takim për t’u ofruar për të qenë pjesë e qeverisë, por mendonte se kishte arsye të tjera. “Ne nga sfera e politikës e dimë se asgjë nuk është e…

Lexo më shumë

Ministrat e Krivokapiqit në protestë kundër mocionit të nisur nga Dritan Abazoviq

Ministrat e Krivokapiqit  Ministrat Milojko Spajiq, Jakov Milatoviq, Ratko Mitroviq e Vesna Bratiq në qeverinë e Malit të Zi, iu bashkuan protestuesve për shkak se më 1 shkurt është thirrur seanca e mosbesimit ndaj qeverisë së udhëhequr nga kryeministri Zdravko Krivokapiq. Spajiq, përpara gazetarëve tha se zgjidhja e vetme në situatën momentale në Mal të Zi janë zgjedhjet, dhe se sipas tij, asgjë nuk do të ndryshojë brenda natës. “Kjo është maratonë, asgjë nuk do të ndryshojë brenda natës. Duhet të jemi këmbëngulës dhe do të fitojmë”, tha Spajiq, shkruan…

Lexo më shumë

NJOFTIM PËR TË PAME NGA FAMILJA QOSAJ

Njoftojmë miqtë shokët dhe mbarë komunitetin se me rastin e vdekjes së më të dashurit tonë: BALI XHAFERI QOSAJ 15 Gusht 1949 – 2 Janar 2022 Sipas traditave familja e të ndjerit Bali,  djemtë Shpeni, Shabani dhe Selmani bashkëshortja Muradija, vajza Muzafera, me familje dhe së bashku me vëllazërinë Qosaj    presin vizita ngushëllimi (për burra dhe gra) të Dielën më 30 janar 2022, duke filluar nga ora 10AM, deri në ora 4PM, në restorantin : Maestro’s – 1703 Bronxdale Ave, Bronx, NY I ndjeri ndërroj jetë me 2 Janar 2022…

Lexo më shumë

Ndahet nga jeta gazetari dhe regjisori i shquar Ilir Buçpapaj

Para pak çastesh ka ndërruar jetë në Nju Jork gazetari dhe regjisori i shquar Ilir Buçpapaj. Ilir Buçpapaj ka lindur më 15 shtator 1952 në qytetin Bajram Curri. Shkollën 8 vjeçare dhe të mesmen e përgjithshme i kreu në vendlindje, ndërsa studimet e larta në Fakultetin Histori-Filologji të Universitetit të Tiranës, dega gjuhë-letërsi shqipe. Punoi arsimtar në Shkollën 8 vjeçare të qytetit, në Shoshan, në Gjimnazin e Fierzës. Nga viti 1981 deri në vitin 1992 punoi gazetar-reporter i Radiotelevizionit Shqiptar për rrethet Tropojë-Kukës. Nga viti 1992 deri sa doli në…

Lexo më shumë