SHBA kundër protestës së Berishës, Escobar: Dhuna s’mund të jetë mjet për të marrë kontrollin e një partie politike. Autoritetet të ndjekin penalisht çdo përgjegjës (video)

Zv/Ndihmës Sekretari i Shtetit për Evropën Jugore dhe Qendrore, Gabriel Escobar dënoi dhunën e fundjavës së kaluar në Partinë Demokratike të Shqipërisë dhe tha se ajo nuk mun të jetë mjet për marrjen nën kontroll të një partie politike. Escobar tha për Zërin e Amerikës se mbështetja në protesta në rrugë nuk do të thotë domosdoshmërisht mbështetje e elektoratit dhe rikonfirmoi se ka marrëdhënie të mira me kryetarin e PD-së, Lulzim Basha. Në intervistën me kolegen Keida Kostreci, zoti Escobar foli edhe për rolin që do të luajë Uashingtoni në…

Lexo më shumë

Të fshehura në kuti bananesh, në Mal të Zi kapen qindra kilogramë kokainë

Ministri i Punëve të Brendshme të Malit të Zi, Sergej Sekuloviq, ka përgëzuar autoritetet kompetente për një aksion të suksesshëm më 12 janar, ku u kapën qindra kilogramë kokainë. Ai nuk dha më shumë detaje për këtë aksion të zhvilluar në Podgoricë. Më herët gjatë ditës, deputeti nga partia në pushtet, Marko Millaçiq njoftoi përmes një postimit në Twitter se kishte pranuar fotografi të pakove me banane, ku besohet se ishte fshehur kokaina, nga punëtorët e një depoje të zinxhirit të dyqaneve “Voli”. Policia dhe Zyra e Prokurorisë Speciale ende…

Lexo më shumë

Nga e enjtja FSK-ja mund të zbarkojë kudo në botë, me më shumë kompetenca

Kufiri mes Rusisë e Ukrainës është i mbushur me ushtarakë. Këtyre forcave mund t’u bashkohet edhe Kosova, qysh nga kjo e enjte. Sipas dokumentit në fjalë, për të marrë pjesë në operacionet ndërkombëtare të paqes, duhet të ketë marrëveshje me shtetin pranues, ftues apo ftesë, qoftë nga ndonjë organizatë ndërkombëtare apo shtet anëtar i ndonjë organizate ndërkombëtare të sigurisë. Gjithnjë edhe me rezolutë të Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Është qeveria ajo që propozon secilin mision e kuvendi ai që vendos. Vulën finale megjithatë e jep komandanti suprem, në këtë…

Lexo më shumë

Festë me shqiponjë e Brojës në sy të pronarit serb të klubit

Armando Broja është konfirmuar si sulmuesi më i mirë shqiptar i momentit. 20-vjeçari ka dëshmuar se ka të ardhme të ndritur në Premier League, duke realizuar gol të bukur në fitoren 4:1 të Southamptonit ndaj Brentfordit. Broja golin e shënuar e festoi duke bërë shqiponjën me të dy duart. Nga afër ndeshjen e ka përcjellur pronari i ri i Southamptonit, Dragan Sholak. Sholak bleu shumicën e aksioneve të klubit ditë më parë. Ai është parë duke duartrokitur pas golave të shënuar nga skuadra e Southamptonit, ku Broja është i huazuar.…

Lexo më shumë

Asnjë hap për të ndalur shëmbjet në Kalanë e Ulqint

Deputeti Genci Nimanbegu në një shkrim të tij ka ngritur edhe njëherë problemin e shëmbjes së bedemit të Kalasë së Ulqinit. ”Sot bëhet një vjetori i shëmbjes së bedemit të Kalasë së Ulqinit dhe, për fat të keq, as Komuna Ulqinit e as Ministria e Kulturës, Arsimit dhe Sporteve nuk ka bërë as edhe një hap për ta rindërtuar dhe ndalur shëmbjet tjera të mundshme”, shkruan Nimanbegu. Ai poashtu shtin se shkaktari i kësaj shëmbjeje është objekti pa leje dhe i shemtuar në Kala rreth statusit të të cilit ende…

Lexo më shumë