Kryetari i Alternatives Shqiptare, njëherësh edhe kryetar i komunës se Tuzit, ndër më aktivet që nga themelimi i qeverisë së Krivokapiqit por njëkohësisht edhe njëri nga kundërshtarët më të ashpër të qeverise aktuale, e ka përshëndetur kryeministrin Krivokapiq me “Goodbye” duke aluduar ne ikjen e tij te shpejt nga posti I kryemitrit. Ky gjest pasoi pas paralajmërimit për rënien e qeverise aktuale nga URA e Abazoviqit por dhe nga burime të tjera. Presim që shumë shpejt të ndërmerren hapat konkret. Postimi Gjeloshajt sot në rrjetin social Facebook.
Lexo më shumëHarasani për “Evropa tani” – Nuk presim probleme nga kompanitë e mëdha. Gjobat për keqpërdorime deri në 20.000 euro
Programi Evropa Tani, me të cilin paga minimale në Mal të Zi është rritur në 450 euro, ka hyrë në fuqi me miratimin në Kuvend. Të punësuarit duken të kënaqur, punëdhënësit kanë qëndrime të ndara, ndërsa Drejtoria e Inspeksioneve është ajo që do të duhet të përcjellë respektimin. Drejtori i këtij institucioni, Ilir Harasani, tha për TV Teuta se deri tani kanë pasur vetëm një ankesë, por presin më shumë pas janarit, kur do të bëhen pagesat e para. Harasani: Deri tani kemi pasur vetëm një ankesë nga qyteti i Budvës,…
Lexo më shumëAbazoviqi shpalos planin për qeveri të pakicës në Mal të Zi
Lëvizja qytetare URA, president i të cilës është politikani shqiptar nga Ulqini, Dritan Abazoviq, ka përsëritur sot kërkesën për formimin e një qeverie të pakicës në Mal të Zi, pa prezencën e partive, si asaj Demokratike të Socialistëve dhe Frontit Demokratik. Lëvizja Ura përmes një postimi në rrjetet sociale të martën, ka thënë se një qeveri e tillë do të niste me vendosmëri integrimin në BE, do të zhbllokonte institucionet, veçanërisht në gjyqësor, do të vazhdonte luftën kundër krimit e korrupsionit, do të siguronte rimëkëmbjen ekonomike dhe zbatimin e reformave…
Lexo më shumëPas 24 vjet, Lajmet në shqip largohen nga kanali i parë i TVMZ
Pas 24 vjet të transmetimit të Lajmeve në gjuhë shqipe, ky termin nuk do të transmetohet më në kanalin e parë të Televizionit publik të Malit të Zi (RTCG). Siç u njoftuam jozyrtarisht, lajmet në gjuhën shqipe tashmë do të transmetohen në kanalin parlamentarë. Kjo nënkupton se, përveç se lajmet në gjuhën shqipe më nuk do të jenë në kanalin kryesorë të televizionit publik, por me kalimin e emisionit në kanalin parlamentar, ato më nuk do të kenë një termin të caktuar. Pra, nëse mbledhjet e Kuvendit zgjasin, Lajmet e…
Lexo më shumëSHPËRTHIM NË PODGORICË, NJË PERSON HUMB JETËN
Mjetet e informimin në Podgoricë kanë kumtuar para pak çasteve lajmin për një shpërthim që ka ndodhur sot rreth orës 10 ku humbi jetën një person identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur. Në lajm që e publikoi “Vijesti” thuhet që sipas informatave jozyrtare nga policisë ka shpërthyer një veturë në rrugën Partizanski put në Podgoricë. Identiteti i personit që humbi jetën nuk dihet ndërsa forcat policore janë në vendin e ngjarjes duke bërë hetimet. /Plava e Gucia Sot
Lexo më shumë