Në mungesë të institucionëve të veçanta çështja e komunikimit në mes popujve pakicë dheinstitucionëve qeveritare në mjediset multinacionalesikurse është Mali i Zi, varët sipas vullnetit politik tëpushtetit, që edhe në pluralizëm nuk ka treguargadishmëri të avancimit të barazisë praktike qytetaree nacionale sipas standardëve ndërkombëtare Nail Draga Në rrethana të reja shoqërore në pluralizëm çështje parësoreparaqet përfaqësimi i shqiptarëve përkatësisht prezantimi ikërkesave të tyre të ligjshme në lidhje me avancimin e pozitësdhe të statusit të tyre. Kemi të bëjmë me çështje komplekse, sepse përfaqësimi nuk është çështje personale apo partiake, duke qenë përgjegjësi para institucionëve qeveritare sepse kemi tëbëjmë me barazinë qytetare e nacionale në një mjedismultinacional e multikulturor siç është Mali i Zi Ndonëse janë bërë tre dekada në pluralizmëm subjektët politiketë cilat përfaqësojnë shqiptarët deri më tash si dhe përfaqësuesite tyre autentik nuk kanë realizuar asnjë hulumtim në lidhje me raportët dhe institucionët qeveritare. Të dhënat e tilla empirikedo të dëshmonin pabarazinë e shqiptarëve në fusha tëndryshme shoqërore si në punësim, arsim, kulturë etj. Prezantimi dhe përfaqësimi Pikërisht në këtë aspekt ketu qendron problemi se kush i përfaqëson shqiptarët në institucionet qeveritare dhe sa janë atatë gatshëm të ballafaqohen me realitetin shoqëror. Përveçpërgatitjes profesionale individët e tillë duhet të jenë edhe tëguximshëm për të prezantuar kërkesat që janë në favor tëavancimit të drejtave të shqiptarëve të cilat janë mohuar dekadamë radhë. Një analizë e kësaj natyre do të eliminonteparagjykimet ndaj pjesëtarëve të popujve pakicë, e në veçanti për shqiptarët, të cilët nuk janë të përfaqësuar në mënyrëproporcionale. Duke marrë parasysh së nga viti 1998-2020, shqiptarët perms subjektëve të tyre politike kanë qenë pjesë e koalicionit qeveritar, analiza e përfaqësuesve përkatës do të eliminonte dilemat ekzistuese. Sepse jo rrallë herë me tepërkanë përfituar individët e jo elektorati i tyre votues. Më këtë rast cekim se nga viti 1998, në kuadër të Qeverisë sëMalit të Zi u formu Ministria e popujve pakicë, e cila pothuajvazhdimisht është udhëhequr nga shqiptarët. Ndërsa çështjetjetër paraqet angazhimi I tyre në favor të avancimit të barazisënacionale të shqiptarëve, që meriton trajtim të veçantë. Ndërsa me rastin e rotacionit të pushtetit(30.8.2020) Qeveria e re eliminoj këtë ministri duke ia bashkangjitur asaj të Drejtësisë, pa dhënë arsyetim të një veprimi të tillë. Ne mendojmë se popujtpakicë duhet të jenë pjesë e pushtetit ekzekutiv, pa marrëparasysh se kush do ta formojë shumicën parlamentare. Në qeverinë e re në kabinetin e Kryeministrit të Malit të Zi, jemitë informuar në lidhje me këtë çështje është i angazhuar njëperson në cilësinë e këshilltarit të pakicave ndërsa cili do të jetëroli përmbajtësor mbetet të shihet. Pa përfaqësues autentik në Këshilla të ndryshme Duke marrë parasysh së në qeverisjen e mëparshme kanë qenë tëpranishme dobësi kadrovike e funksionale, nga qeverisja e re nuk jemi duke parë ndonjë angazhim konkret për ndryshimecilësore e përmbajtësore. Një veprim I tillë është në kundërshtimligjor e kushtetues kur kemi të bëjmë me përfaqësimin autentiktë pjesëtarëve të popujve pakicë. Nuk mund të arsyetohet me asnjë argument mos pjesëmarrja e përfaqësuesve autentik të shqiptarëve në Këshillin e Arsimit, Këshillin e Kulturës, Entin e Tekstëve dhe të Mjetëve Mësimoreetj. Duke marrë parasysh se subjektët e tilla miratojnë Vendimeqë përfaqësojnë edhe të drejtat e popujve pakicë, mospjesëmarrja e përfaqësuesëve të tyre autentik, dëshmon mosbashkëpunimin institucional dhe imponim të çështjeveprogramore, që nuk janë në favor të popujve pakicë. Veprimet e tilla të imponuara janë kundër barazisë qytetare e nacionalesepse popujt pakicë nuk mund të përfaqësohen nga të tjerët porvetëm nga përfaqësuesit e tyre autentik. Pa ankesa të Avokati i Popullit(!) Çështjet nacionale në një mjedis multinacional janë të ndieshmedhe mbetën të hapura, sidomos në ato mjedise ku ende mungondemokracia funksionale, si rezultat i mentalitetit unitarist itrashëguar nga koha e monizmit. Edhe pse janë bërë tre dekadanë pluralizëm, çështja e barazisë nacionale e qytetare mbetët e hapur sidomos kur janë pyetje shqiptarët. Nga një informatë që disponoj nga Avokati ipopullit(Ombudsmani) te ata deri më tash nuk është paraqiturasnjë kërkesë për të kontestuar raportet aktuale të institucionevetë pushtetit ndaj shqiptarëve. Një e dhënë e tillë ështëshqetësuese dhe zhgënjyese sidomos për ata që na përfaqësojnëdhe prezantojnë në institucionet përkatëse. Këtu kritika shkon nërend të parë ndaj partive politike që përfaqësojnë shqiptarët, tëcilat është dashur të jenë ma aktive, duke ofruar argumente tëpabarazisë praktike që janë duke e përjetuar shqiptarët. Mungon partneriteti me pushtetin Në sajë të mungesës së raportëve bashkëpunuese në mespushetit dhe popujve pakicë duke mohuar partneritetin dëshmonqasjen e pushtetit edhe tash në pluralizëm sikurse në monizëm. Vetëm trajtimi i popujve pakicë si partner në qeverisje, do tëeliminoheshin defektet ekzistuese dhe do të ishte në favor tëavancimit të çështjeve të kontestuara që do të jenë në favor tëbarazisë nacionale e qytetare në këtë mjedis. Një qasje e tillëserioze do të ishte dëshmi e fillimit të respektimit të ndërsjellënë favor të te gjithëve në këtë mjedis multinacional. Sepse, çdo kërkesë e shqiptarëve të cilat nuk cenojnë të tjerët dotë pranohej nga çdo pushtet demokratik dhe do të ishte në favor të avancimit të barazisë nacionale sipas standardëvendërkombëtare. Ndërsa e kundërta ndodhë me pushtetetautokratike, që vuajnë nga paragjykimet me konceptet unitare tëqeverisjës. Bashkëpunimi pa paragjykime Nga ana e subjektëve politike të shqiptarëve deri me tash nukkemi pasur rast të dëgjojmë se është realizuar ndonjë hulumtim iopinionit në lidhje me këto çështje që është dëshmi e mosinteresimit të bashkëpunimit me institucionet qeveritare tëcilat e kanë obligim të trajtojnë çështjet në lidhje mbi barazinënacionale në fushat përkatëse. Andaj mbetet çështje e hapur çbllokimi i këtij komunikimi nëmes popujve pakicë, përkatësisht përfaqësuesëve te tyre dheinstitucioneve qeveritare. Çdo tentim për të margjinalizuar këtëçështje dëshmon se mungon vullneti politik i pushtetit, përndryshime pozitive në favor të drejtave nacionale sipasstandardëve ndërkombëtare. (Dhjetor 202
Lexo më shumëNxënësit shqiptarë të shkollës fillore të Plavës shpërfillën nga autoritetet e arsimit
E drejta e shkollimit në gjuhë amtare është e drejtë kushtetuese e zbatimi i kësaj të drejte në praktikë është obligim i shtetit te Malit te Zi. Shqiptaret autoktonë në këto troje nuk kërkojnë lëmoshë nga askush po kërkojnë përmbushje te obligimeve qe i ka shteti malazez karshi pakicave kombëtare. Ka kohë që nxënësit e shkollës se Plavës ballafaqohen me një absurditet te pazakonet për një vend normal, por jo vend te tipit dhe mentalitet ballkanit ku egoja mbizotëron arsyen. Ne mesin e gjuhëve alternative te përzgjedhura ne shkollën fillore te Plavës…
Lexo më shumë“Forbes” rendit Valbonën mes 5 bukurive mahnitëse të Ballkanit
Parku Kombëtar i Valbonës, është renditur nga revista prestigjioze amerikane “Forbes” mes 5 bukurive mahnitëse natyrore të Ballkanit Perëndimor që duhen vizituar. Sipas “Forbes”, Lugina e Valbonës nuk është vetëm shtëpia e njerëzve, por në të shfaqet plotësisht edhe biodiversiteti i pasur i Ballkanit Perëndimor. “Ndërsa majat e larta të maleve të kujtojnë majat e thepisura në Zvicër apo Austri, ky vargmal është në fakt pjesë e Bjeshkëve të Nemuna, një formacion që quhet edhe Alpet Shqiptare. Nuk mungojnë fshatrat idilike për t’u eksploruar në të gjithë Luginën e Valbonës,…
Lexo më shumëFondacioni “Trojet Tona” me Ansambel të këngëve dhe valleve
Fondi humanitar ‘Trojet tona’ që vepron në kuadër të shoqatës ‘Ana e Malit’ në New York, pas një mori aktivitetesh bamirëse dhe mbështetëse, vazhdon me iniciativat e radhës. Të dielën, me 28 nëntor, në kuadër të shënimit të kësaj feste të madhe për të gjithë shqiptarët kudo që janë, u bë prezantimi i Ansamblit të këngëve dhe valleve. Ky ansambël përbëhet nga solistë këngëtar, instrumentist, grupin e valles dhe profesionist të tjerë. Qëllimi i këtij ansambli është përpunimi, zhvillimi dhe promovimi i thesarit folklorik të këtyre trevave, që përfshin pasurinë…
Lexo më shumëShtetet e QUINT-it thirrje Qeverisë: Zbatojeni vendimin e Kushtetueses për Manastirin e Deçanit
Shefat e misioneve të Francës, Gjermanisë, Italisë, Mbretërisë së Bashkuar dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë kanë shprehur shqetësimin për mos zbatimin në plotësi të regjistrimit të tokës së Manastirit të Deçanit, në përputhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese të 2016-ës. Sipas tyre, moszbatimi i këtij vendimi dhe vendimeve të tjera të gjykatës minon zotimin e Qeverisë për zbatimin e sundimit të ligjit dhe respektin e saj për gjyqësor të pavarur. “Shefat e misioneve të Francës, Gjermanisë, Italisë, Mbretërisë së Bashkuar dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës mbesin…
Lexo më shumë