Me pikëllim të thellë njoftojmë komunitetin, miqtë shokët e dashamiret se sot më datën 23.10.2021 në moshën 62 vjeçare ndërroi jetë më e dashura e jonë Hidajete (Gashi) Haxhaj (bashkëshortja e Ali Smajl Haxhaj) Funerali për të ndjerën do të mbahet me datën 24.10.2021 ne xhaminë e Garfield, New Jersey nga ora 6 deri ne orën 9 të mbrëmjes. Adresa e xhamisë është: 43 Monroe Street Garfield, New Jersey, 07026 Kortezhi i të ndjerës do të niset me datën 25.10.2021 ne orën 10 të mëngjesit nga xhamia, kursi varrimi do…
Lexo më shumëNga sot, kroatët pa viza në SHBA
Që nga sot, qytetarët kroatë mund të udhëtojnë në Shtetet e Bashkuara pa vizë duke u regjistruar në Sistemin Elektronik të Autorizimit të Udhëtimit (ESTA) për udhëtime turistike dhe biznesi që zgjasin 90 ditë. Lajmin e ka bërë të ditur sot Ambasada Amerikane në faqen e saj në Facebook. Por çfarë saktësisht do të thotë kjo?Nëse po planifikoni të udhëtoni në Shtetet e Bashkuara për biznes ose kohë të lirë, duhet të plotësoni formularin e aplikimit ESTA. Aplikimet përmes ESTA mund të dorëzohen në çdo kohë përpara udhëtimit, por Departamenti i…
Lexo më shumëUshtari i ri i FSK-së shkon me uniformë tek varri i babait , përlot me fjalët për të
Dje është mbajtur ceremonia e betimit të ushtarëve të rinj të FSK, ku në mesin e atyre që është betuar është edhe Isaj Ademi nga Drenasi. Ai është i biri i dëshmorit Maliq Ademi. Dje kur edhe u bë pjesë e FSK’së, ai vizitoi varrin e babait me një veshje krejt ndryshe nga ajo që bën përherë, kur bën homazhe pranë varrit të tij. Ai ka shkuar te varrezat me uniformë të FSK’së, derisa ka publikuar edhe një fotografi prej atje, duke shkruar disa fjalë prekëse për babain. Kosovë t’u…
Lexo më shumëMali i Zi i ofron azil politik biznesmenit të kërkuar nga Rusia
Mali i Zi i ka ofruar azil politik biznesmenit azerbajxhanas, Telman Ismailov, ka konfirmuar avokati i tij, Milosh Vuksanoviq, për Radion Evropa e Lirë (RFE) të premten, më 22 tetor. “Ismailovit iu garantua azili politik në Mal të Zi nga organi kompetent në Ministrinë e Punëve të Brendshme të Malit të Zi dhe ai u lirua nga paraburgimi”, tha Vuksanoviq. Ismailov u arrestua në Podgoricë pasi ndaj tij kishte një urdhër-arrest dhe kërkesë për ekstradim. Biznesmeni Ismailov po qëndronte në paraburgim i cili ishte vendosur nga Gjykata e Lartë e…
Lexo më shumëKomuniteti Shqiptar në New York organizon protestë para konsullatës së Serbisë
Komuniteti Shqiptar në bashkëpunim me komunitetin Kroat dhe atë Boshnjak do të organizojnë një protestë para konsullatës se Serbisë me moton: “RALLY FOR HER JUSTICE”. Kjo protestë ka të bëjë me ngritjen e zërit kundër shtetit serb, shtet ky i cili ka bërë krime të paimagjinueshme në Gadishullin Ballkanik, shtet I cili përmes spastrimit etnik, vrasjeve dhe dhunimeve tentoj te ndërtoj ëndrrën e kamotshme hegjemoniste të Serbisë së Madhe. Serbia historikisht është dhe ishte shtet gjenocidial, ajo sot mbanë kriminelë të çdo niveli ushtarakesh, paramilitarë dhe kriminelë ordiner lufte ne…
Lexo më shumë