Albin Kurti, Dritan Abazoviq dhe Arben Ahmetaj, tre politikanë shqiptarë për herë të parë do të përfaqësojnë tre shtete të ndryshme në një takim rajonal në kryeqytetin e Maqedonisë së Veriut, Shkup. Zëvendëskryeministri malazez, Dritan Abazoviq është në Shkup, ku nesër do të mbahet samiti i dytë i Ballkanit Perëndimor, i titulluar “Promovimi i Përfshirjes dhe Solidaritetit në Evropë”. Siç u njoftua nga Qeveria e Malit të Zi, Abazoviq u takua sonte në Shkup me Kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, gjatë një kokteji të përgatitur për mysafirët nga…
Lexo më shumëBosch-Borrellit: BE përsëri tregoi paaftësi në lidhje me Kosovën
Ish-ambasadori i Holandës në Kosovë Robert Bosch, vazhdon të ndjek me interes problemet në Kosovë dhe raportet Kosovë-Serbi. Për aksionin e sotëm të policisë në disa qytete të Kosovës, përfshirë edhe veriun, Bosch ka kritikuar qëndrimin e përfaqësuesit të lartë të Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell. Bosch, ka thënë se BE-ja po e tregon edhe një herë paaftësinë e saj në lidhje me Kosovën. “Përsëri BE-ja tregoi paaftësinë e saj në lidhje me Kosovën. Borrell de facto, duke i kërkuar policisë të mos dalë kundër…
Lexo më shumëAmbasadori gjerman në Kosovë i reagon ashpër Goran Rakiqit: STOP
Përmes një postimi në llogarinë e tij në Twitter, Rohde tha se është i papranueshëm krahasimi i aksionit të sotëm të Policisë me “Natën e Kristaltë”. “Ndaloni! Krahasimi i aksionit të sotëm të policisë me “natën e kristaltë” është i papranueshëm. Krahasime të tilla kontribuojnë drejt rrëfimeve të shtrembërimit dhe mohimit të Holokaustit. #MbroniFaktet”, ka shkruar Rohde. Ministri i Qeverisë së Kosovës, dhe Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiç, pas aksionit të Policisë së Kosovës në nivel vendi, kundër kontrabandës së mallrave dhe krimit të organizuar kishte krahasuar këtë aksion…
Lexo më shumëAmbasada e SHBA-së i quan të papranueshme sulmet ndaj Policisë, mediave dhe civilëve
Një zëdhënës i Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Prishtinë ka thënë se Washingtoni është i shqetësuar me mënyrën se si është kundërshtuar sot përpjekja e institucioneve të Kosovës për të vendosur rend dhe ligj në të gjithë territorin e Kosovës. “SHBA’ja është e shqetësuar nga përgjigja që ju dha sot aksioneve për zbatimin e ligjit të Kosovës në territorin e Kosovës. E gjithë dhuna, e drejtuar qoftë ndaj autoriteteve, mediave, ose qytetarëve, është e papranueshme dhe duhet të hetohet dhe ndiqet penalisht deri në zbatimin e plotë të ligjit.…
Lexo më shumëReagon NATO: Aksioni në veri, veprim për vendosjen e ligjit
Aleanca veri-atlantike, NATO, e sheh operacionin e Policisë së Kosovës më 13 tetor kundër kontrabandimit të mallrave si, “veprim për vendosjen e ligjit” dhe thotë se misioni i KFOR-it në Kosovë është në komunikim me autoritetet relevante. Një zyrtar i NATO- ka thënë se “Policia e Kosovës është duke kryer një operacion të zbatimit të ligjit përgjatë Kosovës” dhe se “misioni i KFOR-it, i udhëhequr nga NATO-ja është në komunikim të pandërprerë me të gjitha institucionet relevante në Kosovë dhe me përfaqësuesit e bashkësisë ndërkombëtare”. Në përgjigjen e zyrtarit të…
Lexo më shumë