Palestina i kërkon OBI-së të ndërpresë të gjitha lidhjet me Kosovën

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Mërgatës në Palestinë ka kërkuar nga Organizata e Bashkëpunimit Islamik të ndërpresë të gjitha lidhjet me Kosovën. Kryediplomati i Palestinës, Riyad al-Malki i ka dërguar një letër sekretarit gjeneral të OBI’së, Yousef bin Ahmed Al-Othaimeen, si zbatim i politikave të kësaj organizate ndaj vendeve që shkelin ligjin ndërkombëtar. “Ky është një sulm i hapur i Kosovës ndaj popullit të Palestinës, të drejtave  të tij dhe shkelje flagrante e ligjit ndërkombëtar”, thuhet mes tjerash në letrën e Riyad al-Malki. Kujtojmë, që këto reagime vijnë pasi Kosova hapi…

Lexo më shumë

LAJM MORTOR NGA FAMILJA BALIDEMAJ

Lajmërojmë miqtë shokët dhe dashamirët se sot më 14 Prill 2021 në Prishtine  në moshën 70 vjeçare ndërroi jetë më i dashuri ynë Selim Avdyl Balidemaj  04 Mars 1951- 14 Prill 2021 Varrimi i të ndjerit do të bëhet në vendlindje në Martinaj sot me daten 15 Prill 2021 në orën 16:00.Duke marr ne konsideratë kohen e pandemisë nuk do te ketë të pame, duke ju lutur qe te respektojmë udhëzimet sa i përket pandemisë. Te pikëlluar: bashkëshortja , Naimja djemtë Valoni dhe Vetoni,  vajza Vesa si dhe mbarë familja…

Lexo më shumë

LAJM MORTOR NGA FAMILJA QOSAJ

Lajmërojmë miqtë shokët dhe mbarë komunitetin se më 13 Prill 2021 u nda nga jeta më i dashuri ynë  ALI. (XHAFERRI) QOSAJ 10/12/1943- 4/13/2021 Funerali për te ndjerin do te mbahet nesër me 15 Prill 2021 nga ora 1-7pm ne Qendrën Islamike 114-11 91st Ave Richmond Hill NY 11418 I ndjeri do te varroset ne vendlindje (Hoti i Plavës) Te pikëlluar Bashkeshortja- Sadeta , djemtë- Rama dhe Beka Vajzat-Shehrija, Razija, Shemsija dhe Flutura. Dhe mbar vëllazëria Qosaj Familjes Qosaj i shprehim ngushëllimet tona me te sinqerta.

Lexo më shumë

Kongresi Panshqiptar Amerikan takim me zyrtarë nga DASH, kërkon ndihmë për sigurimin e vaksinave

Kongresi Panshqiptar Amerikan (KPA) u takua me 5 zyrtarë nga Departamenti i Shtetit pas një kërkese që organizata i bëri Sekretarit Blinkin për ndihmë për të siguruar vaksinat Covid-19 për Kosovën. Si përfaqësues të Departamentit të Shtetit, të pranishëm në takim ishin: David Kostelancik, Drejtor për Zyrën e Evropës Juglindore, Zyra e Çështjeve Evropiane, Michael Konstantino, Zëvendës Drejtor, Ilan A. Goodman, Zyrtar i Lartë për Zyrën e Kosovës, Wendy Rejan, Zyrtar për Zyrën e Kosovës dhe Malikat Rufai, Zyrtar për Zyrën e Maqedonisë Veriore dhe Zyrtar Mbështetës për Zyrën e…

Lexo më shumë

GJUKANOVIQ I GATSHËM PËR KOALICION ME ABAZOVIQ

Presidenti malazez Milo Gjukanoviq shtoi se sheh potenciale demokratike në Lëvizjen Qytetare të URA-s së Dritan Abazoviqit. Presidenti i Malit të Zi, i cili akuzoi qeverinë aktuale për paqëndrueshmëri, beson se një koalicion i ri i gjerë mund të formohet shumë shpejt. Në këtë kuptim, Milo Gjukanoviq shtoi se sheh potenciale demokratike në Lëvizjen Qytetare të URA-s së Dritan Abazoviqit. Në të njëjtën kohë, ai përjashtoi mundësinë e partneritetit të DPS-së me Frontin Demokratik. “Unë ende njoh disa kapacitete demokratike midis Demokratëve dhe URA-s”, tha Gjukanoviq. Ai beson se është…

Lexo më shumë