Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve, sot gjatë ditës pritet të fillojë numërimin e rreth 31 mijë e 500 votave me kusht dhe rreth 2 mijë e 800 votave të personave me nevoja të veçanta. Kështu ka thënë zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi, i cili ka njoftuar se sot gjithashtu pritet të fillojë edhe numërimi i votave të cilat kanë ardhur përmes postës. Elezi ka shtuar se aktualisht në QNR është duke u bërë rinumërimi i vendvotimeve për të cilat ka marrë vendim Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.…
Lexo më shumëL’ÉCLAIR (SHTATOR, 1912) / MITROVICA NË PUSHTETIN E ISA BOLETINIT
Nga Aurenc Bebja*, Francë – 28 Shkurt 2021 “L’Éclair” ka botuar, të premten e 6 shtatorit 1912, në faqen n°3, një shkrim në lidhje me lëvizjet e shqiptarëve të Kosovës dhe çlirimin e Mitrovicës nga Isa Boletini, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar : Zbatimi i reformave. – Mitrovica në pushtetin e Isa Boletinit (Nga korrespondenti ynë i veçantë) Konstandinopojë, 5 shtator. – Anarkia është e përgjithshme në Shqipëri. Qeveria nuk po përpiqet të rivendosë rendin. Shqetësimi i saj i vetëm…
Lexo më shumëPolicia e Malit të Zi demanton mediet se po sulmohen automjetet me targat e Tuzit
Disa portale kanë shpërndarë propagandë false para disa ditësh se në Podgoricë masivisht po thehën automjetet me targa të Tuzit. Duke parë këtë situatë propagandistike, kryetari i Komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj, tha se duke e ditur se qytetarët e Tuzit janë të mirëseardhur në Podgoricë dhe anasjelltas, ka kërkuar informacion administratës policore, të cilët mohuan akuzat propagandistike. Në Polici nuk është paraqitur asnjë rasti i thyerjes së xhamave në automjetet me targat e Tuzit deklaruan mes tjerash nga administrata policore.
Lexo më shumëKandidati i VV-së për deputet: Aktualisht i kemi mbi 50%
Kandidati për deputet nga Lëvizja Vetëvendosje, Artan Abrashi, ka thënë se kjo parti ka arritur mbi 50 për qind të votave në zgjedhjet e 14 shkurtit. Ai ka shkruar në Facebook se numërimi po vazhdon. “VETËVENDOSJE! mbi 50%. Numërimi vazhdon”, ka shkruar ai. Lëvizja Vetëvendosje doli fituese në zgjedhjet e 14 shkurtit, e pasuar nga PDK dhe LDK. Deri më tani, pa numëruar në total kanë mbetur votat nga diaspora dhe ato me kusht.
Lexo më shumëKQZ-JA REFUZON MBI 20 MIJË ZARFE ME FLETËVOTIME NGA JASHTË
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve tha se të premten në mesnatë ka përfunduar procesi i vlerësimit të pakove me fletëvotime nga jashtë, ku janë refuzuar rreth 20 mijë e 400 zarfe me fletëvotime. Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, gjatë një konference për media të shtunën, tha se janë pranuar rreth 53 mijë e 600 zarfe të ardhura nga jashtë për zgjedhjet e 14 shkurtit. “Këto janë vetëm të dhëna preliminare sepse shërbimi votues është duke rishikuar bazën e të dhënave nga ku do të kemi të shifra e sakta dhe përfundimtare…
Lexo më shumë